Aktivitetet e fundit
1

Ekskursion në Natyrë

2

Ekskursion në Natyrë

3

Ekskursion në Natyrë

panairiikarrieres

PANAIRI I KARRIERËS

Më datë 20 Prill, Qendra Filozofike & Kulturore Akropoli i Ri ishte pjesëmarrëse në Panairin e Karrierës, që u zhvillua në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ky aktivitet ishte një mundësi për tu prezantuar të rinjve aktivitetet me natyrë edukuese dhe formuese që zhvillojmë, në sektorët si: -FILOZOFI: Kurse praktike Filozofie dhe Psikologjie, panele diskutimesh me tematika të ndryshme, mësime mbi artin e të komunikuarit, botime revistash filozofike, botime librash, studime krahasuese mbi filozofitë etj. -KULTURË: Aktivitete Artistike si klube muzikore, workshope artistike, vizita të ndryshme në muze dhe ekspozita, mësime mbi fotografinë. Aktivitete Kulturore si klube leximi, dokumentarë të ndryshëm, teatre, konferenca, aktivitete prezantuese për traditat e ndryshme. Aktivitete Edukative si trajnime të ndihmës së parë, mbrëmje lojrash, udhëtime kulturore. Aktivitete Sportive si klube vetëmbrojtjeje, ekskursione në natyrën Shqiptare, hiking, kampe verore, zumba etj. -VULLNETARIZËM: Workshope mbi rëndësinë e vullnetarizmit, pastrime ekologjike, aktivitete argëtuese dhe formuese për fëmijët në nevojë, dhurime gjaku, fushata solidarizuese për njerëzit në nevojë etj.  Pjesmarrja e të rinjve në sektorë të tillë ndihmon që secili të jetë protagonist në promovimin e një shoqërie me vlera, që përpiqet të përmirësojë botën në të cilën përkasim të gjithë. Promovojmë një Filozofi që çliron, Kulturë që përmirëson dhe Vullnetarizëm që bashkon.  Qendra Filozofike & Kulturore  Akropoli i Ri Ju mirëpresim! Postuar me: 2017-04-26 14:53:48 Akropoli i Ri

lojerapsikologjike

LOJËRA PSIKOLOGJIKE

Qendra Kulturore & Filozofike Akropoli i Ri Tiranë organizoi një mbrëmje sfiduese dhe argëtuese njëkohësisht plot me Lojëra Psikologjike me Grupet e reja të Kursit të Filozofisë dhe Psikologjisë së Qendrës tonë. Ushtrimet Psikologjike, të integruara në lojërat e zhvilluara, ndihmojnë në aftësimin tonë për të bashkëpunuar në grup, duke lënë mënjanë egoizmat tanë dhe gjithashtu për të njohur më mirë veten tonë si reagojmë në situata humbjeje apo fitoreje. Komunikimi dhe bashkëpunimi me të tjerët na jep mundësinë të kuptojmë më mirë sjelljen tonë në përditshmëri dhe kundrejt të tjerëve. Ju mirëpresim në aktivitete të tjera.  Qendra Kulturore & Filozofike Akropoli i Ri  Postuar me: 2017-04-26 14:52:01 Akropoli i Ri

klubiilibrit11

KLUBI I LIBRIT “AKROPOLI I RI” 11

Qendra Kulturore & Filozofike organizoi në muajin Prill takimin e 11 të Klubit të Librit. Në këtë takim u trajtua libri ‘Idioti’ një libër i shkruar nga F.M. Dostojevski. “Idioti” na prezanton me një betejë që secili prej nesh has nga pak çdo ditë, atë të njeriut ideal me virtyte të orientuara drejt së mirës, kundrejt një bote të zhytur në errësirën e egoizmave dhe veseve. Secili prej nesh zgjedh të mbajë një anë, pavarësisht nëse i duhet të jetë princ brenda vetes dhe “idiot” në sy të botës. Programi i takimit ishte si mëposhtë: -Analiza e përgjithshme dhe simbolikat e librit - Morali universal dhe ai i përkohshëm në vepër -Bisedë e lirë rreth temave të mësipërme. Ju mirëpresim në takimet e ardhshme! Qendra Kulturore & Filozofike Akropoli i Ri   Postuar me: 2017-04-26 14:50:17 Akropoli i Ri

Rreth Nesh
Akropoli i Ri është një Organizëm Ndërkombëtar Kulturor dhe Filozofik që gjëndet në mbi më shumë se 60 shtete dhe mbledh më shumë se 20.000 anëtarë aktivë,
ashtu si edhe qindra mijra miq të cilët shprehen në më tepër se 20 gjuhë të ndryshme dhe përfaqsojnë një gamë të gjërë prejardhjesh kombëtare, besimesh fetare dhe trashëgimish kulturore, duke përbërë një shembull të mrekullueshëm mirëkuptimi dhe bashkëjetese sociale.
Copyright © Akropoli i Ri - Albania 2017 Na kontaktoni Artikuj Aktivitete Me se Merremi Rreth Nesh Kreu