AKTIVITET INFORMUES “MBI DHUNËN NË FAMILJE”

Qendra Kulturore & Filozofike “Akropoli i Ri”, në bashkëpunim me njësinë administrative nr. 2, organizoi aktivitetin sensibilizues mbi dhunën në familje në gjimnazin “Sandër Prosi”. 
Ky aktivitet u zhvillua me gjimnazistë, si një mënyrë që të informohen dhe njihen sa më herët me fenomene të tilla të shoqërisë, duke u bërë kështu hallka aktive në parandalimin e tyre. Aktiviteti ishte ndarë në tre pjesë:
- Çfarë është dhuna në familje, faktorët që e ndikojnë dhe ku mund të drejtohemi për ndihmë. 
- Psikologjia e dhunës në familje, ku u trajtua cikli i dhunës në familje dhe u shpjegua si të mësojmë të ndryshojmë rrethanat tona, duke marrë shembuj të figurave publike që kanë përjetuar dhunë në familje. 
- Këngë nga Grupi Muzikor i Qendrës Kulturore & Filozofike “Akropoli i Ri”. 
Le të bëhemi ne ndryshimi që duam të shohim në botë, duke filluar nga vetja jonë. 
Ju mirëpresim në aktivitete të tjera.
Qendra Kulturore & Filozofike “Akropoli i Ri”

  • Postuar më: 26 Tetor, 2018