AKTIVITET VULLNETAR NË DITËN NDËRKOMBËTARE HUMANITARE

Qendra Kulturore & Filozofike Akropoli i Ri organizoi këtë të martë, më datë 14, në bashkëpunim me Njesinë Administrative nr.11 një aktivitet për fëmijët me aftësi të kufizuara. Ky aktivitet u realizua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Humanitare.

Pasditja u shoqërua me disa aktivitete të ndryshme artistike si këngë, piktura, kërcime të cilat krijuan një atmosferë përfshirëse për fëmijët dhe një bashkëpunim mes tyre dhe të rinjve të Qendrës tonë.

Ky aktivitet na mundësoi të ripërjetojmë bashkimin dhe komunikimin pavarësisht se sa të ndryshëm jemi dhe se diversiteti është i nevojshëm për zhvillimin e shoqërisë.

  

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera.
Qendra Kulturore & Filozofike
Akropoli i Ri

#filozofi #kulturë #vullnetarizëm


  • Postuar më: 18 Gusht, 2018