Akropoli i Ri Tiranë, edhe këtë vit, organizoi në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar aktivitetin e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë. Ky aktivitet është në kuadër të sektorit të Vullnetarizmit dhe synon solidarizimin kundrejt aktit human dhe jetëshpëtues të dhurimit të gjakut.
Rëndësia e gjakut është e dyanëshme, si për atë që dhuron edhe për atë që merr, pasi dhuruesi rinovon vetveten përmes dhurimit dhe njëkohësisht shpëton një jetë. Ky aktivitet ishte një shembull dashurie, pasi vetëm dashuria e vërtetë i bën njerëzit të dhurojnë nga jeta e tyre për njerëz që nuk i njohin apo nuk i kanë takuar kurrë më parë.
Shprehim mirënjohjen tonë për Kryqin e Kuq Shqiptar edhe këtë vit për bashkëpunimin, mjeket dhe infermieret që asistuan në këtë aktivitet, si edhe dhuruesit që ishin të shumtë.
Ju mirëpresim në aktivitete të tjera.
Qendra Kulturore & Filozofike
Akropoli i Ri