DITA NDËRKOMBËTARE E TOKËS

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, organizoi këtë të Diel, më 22 Prill, nismën vullnetare për pastrimin e ambientit ku jetojmë.
Vullnetarët e Qendrës Akropoli i Ri, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, shkuan në një ndër pikat më problematike në kryeqytet, pranë Institutit Bujqësor, në Kamëz.

Një aktivitet i cili nisi në orët e para të mëngjesit, pati në fokus pastrimin e kësaj zone dhe rrjedhimisht ndërgjegjësimin e banorëve për mbrojtjen e Tokës, duke theksuar kujdesin e vazhdueshëm në lidhje me hedhjen e mbeturinave.

Të rinj entuziastë, me dëshirën e mirë për të bërë sadopak ndryshim në shoqërinë ku bëjmë pjesë, dhanë sot një shembull ndryshe me kontributin e tyre modest për ruajtjen e mjedisit.
Mesazhi i tyre ishte i qartë: “Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”. 

Ju mirëpresim në aktivitetet e ardhshme!

Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri

#akropoliiri #filozofi #kulture #vullnetarizem

  • Postuar më: 25 Prill, 2018