Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, në kuadër të sektorëve Filozofi dhe Kulturë, organizoi në muajin Qershor, Ekskursionin dy ditor në Natyrë.
Ky ekskursion, i cili zhvillohet çdo vit tashmë, përfshiu gjatë fundjavës së 23-24 Qershorit, aktivitete të shumta argëtuese dhe ushtrime të ndryshme psikologjike.
Dy ditë aktive të cilat u karakterizuan nga gjallëria, bashkëpunimi, aktivizmi, mësime etj.
Aktivitetet përfshinin:
- Ushtrime ndërvepruese të cilat patën si qëllim aktivizmin e pjesëmarrësve dhe kultivimin e bashkëpunimit me njëri-tjetrin.
- Ushtrime psikologjike me natyrë formuese dhe edukuese, të cilat çuan në kalimin e kufijve të gjithësecilit dhe thellimin te vetja.
- Mësime praktike të cilat patën si synim vetëdijesimin mbi rëndësinë e njohjes së vetes si pjesë aktive e Natyrës.
I gjithë ky aktivitet dy ditor pati si qëllim një lloj qasjeje të njeriut kundrejt natyrës së tij, duke u munduar të tejkalojë limitet dhe të thellohet te vetja dhe për të ecur gjallërisht me ritmet e Natyrës.
Ju presim në aktivitetet e ardhshme!
Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri
Akropoli i Ri @akropoliiri Akropoli i Ri