FILMOZOFIA “GAME OF THRONES”

Qendra Kulturore & Filozofike “Akropoli i Ri”, Tiranë organizoi këtë fundjavë mbrëmjen filozofike me temë “Game of Thrones”, një nga serialet më të shikuar. “Game of Thrones” është një serial i krijuar nga David Benioff and D.B.Weiss duke u bazuar tek novelat e George Martin “A Song of Ice and Fire”. Game of Thrones ka arritur të depërtojë tek njerëzit për shkak të dinamikës së ngjarjeve dhe kompleksitetit të personazheve
Filmozofia ka si synim gjetjen e kuptimeve filozofike tek filma që kanë tërhequr shikueshmërinë e njerëzve dhe analizën më të thellë të mesazheve që përcjellin. Në këtë takim u trajtuan temat kryesore që trajtohen në serial si pushteti, tradhëtia, nderi, parimet, e ardhmja etj, duke u përshtatur me jetën tonë në përditshmëri. 
Game of Thrones mund të na mësojë shumë gjëra, një ndër të cilat është të jemi si korbi me tre sy, të dimë nga vijmë, kush jemi dhe ku duam të shkojmë, duke u futur kështu në një udhëtim drejt njohjes së vetes tonë. 

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera. 

Qendra Kulturore & Filozofike “Akropoli i Ri”. 

  • Postuar më: 19 Tetor, 2018