GRUPI I KËRCIMIT, AKROPOLI I RI TIRANË
Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri organizoi këtë të shtunë, 21 Tetor Aktivitetin e Grupit të Kërcimit, një prej sektorëve të kësaj Qendre. Fokusi i këtij aktiviteti ishte pikërisht kërcimi si një ndër anët më të bukura të Artit dhe Kulturës.
Një mbrëmje ku pati prezantime në lidhje me origjinën e kërcimit, si ka nisur 9 mijë vite më parë ku janë gjetur edhe gdhendje në shpellat e Indisë, dhe si ka evoluar deri në ditët e sotme. Në kuadër të kësaj mbrëmjeje kishte prezantime nga anëtarë të Qendrës Akropoli i Ri, të cilët që prej vitit 2016 kur është krijuar ky grup, mësojnë dhe transmetojnë të bukurën.
Të ushtrohemi çdo javë, të ndjekim një program, të guxojmë, të jemi kreativë, të transmetojmë traditën dhe të bukurën. Këto janë disa nga synimet e Grupit të Kërcimit.
Ju presim në aktivitet e tjera
Akropoli i Ri
Qendër Kulturore dhe Filozofike
#akropoliiri #filozofi #kulturë #vullnetarizëm