HEROI: FILMI NGA PIKËPAMJA FILOZOFIKE

Heroi i këtij filmi është një simbol, një forcë lëvizëse që vë në veprim zhvillimin. Sakrifikon veten e tij që të shndërrojë ambjentin që e rrethon dhe ekzistencën e tij në diçka ndryshe që është nga ana cilësore më e lartë. Por nuk është vetëm heroi simbol tek ky film, i gjithë filmi mund të konsiderohet si një poemë në veprim.

Shikuesi duke e ndjekur, do të ndjejë të marrin pjesë të gjitha ndjenjat e tij, që të arrijë të ndjejë atë që ndjen shpirti i tij dhe që truri i tij nuk mund ta perceptojë.

Që të ekzistojë një Hero duhet pra të ketë një betejë. Por beteja tek ky film duket sikur është përtej betejës të së mirës me të keqen. Është përtej përpjekjes për të triumfuar e mira! Nga beteja lind pyetja: “Kush dhe çfarë e drejton këtë të mirë dhe mos ndoshta çdo luftë e së mirës me të keqen, është një përqafim i fortë midis dy elementeve, që përbëjnë një bashkim i cili lind diçka të re?”

Këtu le të kujtojmë simbolin kryesor të filozofisë kineze që është Yin Yang. Brenda secilës pjesë të këtij simboli ka një pikë e ngjyrosur me ngjyrën e kundërt, që bën të mundur ekzistencën e rrotullimit, dhe si rrjedhojë mundëson edhe zhvillimin. Zhvillimi është ciklik dhe në formë spiraleje. Kjo lëvizje ciklike duket vazhdimisht tek filmi. Nën ritmin e vazhdueshëm të luftës së shpatave, ku lëvizjet e luftëtarëve bëhen në mënyrë rrethore, në mantelet që përbëjnë rrobat e luftëtarëve dhe rrotullohen vazhdimisht dhe sidomos tek skena me gjethet e rëna të vjeshtës, të cilat ngrihen lart me erën si një vallëzim i çmendur të një fortune rrethore, që është shumë e vështirë të përshkruhet me fjalë.

Një rol të rëndësishëm luajnë gjithashtu edhe ngjyrat. Fillimisht “e kuqja”. Nga pikpamja e jashtme është “pasioni” i heroit që e bën të veprojë, ndërsa nga ajo e brendëshmja mund të themi se është Vullneti.

Është “bluja” që nëpërmjet veprimit të përkushtuar dhe sakrificës së protagonistëve paraqet vitytin e Dashurisë dhe gjithashtu është edhe e “bardha” që simbolizon pastërtinë, përkushtimin, bashkimin. (Karakteristikë është skena e vdekjes së protagonisëtve teksa i përshkon të dy sëbashku e njëjta shpatë si të ishin një trup).

Tani përsa i përket personazheve të filmit, kemi heroin qëndror që përpiqet të luftojë Perandorin e Madh. Për ta arritur qëllimin e tij, do të paraqitet si miku i tij, pasi shpall se i ka vrarë tashmë tre kundërshtarët e Perandorit të Madh dhe tashmë, për shkak të fitores së tij, kërkon të mund të afrohet më afër tij. (Asnjërit nuk i lejohej të afrohej pranë Perandorit të Madh).

Përsëri kemi simbolet e mësimdhënies të pakohëshme lindore, ku të vrasësh, nga ana brendësore do të thotë të kontrollosh, të mbizotërosh. Lufta siç thamë është një luftë brendësore dhe luftëtari është vetëdija, e cila duhet të luftojë me nivelet inferiore dhe ti kontrollojë, t’i vërë nën zotërimin e saj, që njeriu të mund të vijë në kontakt me pjesën e tij superiore.

Që ta bëjë këtë betejë, do t'i duhet fillimisht të shkelë në shkallën e aksionit me qëllim që të zhvillojë shikimin brendësor dhe vetëpërmbajtjen (elemente të cilat gjatë filmit shfaqen në betejën e parë), më pas të zhvillojë dhembsurinë, duke kontrolluar dëshirat e tij dhe impulset, dhe të arrijë Dashurinë-Diturinë. (Shikojmë gjatë luftës së dytë të bashkëpunojnë në mënyrë harmonike të dyja palët, duke planifikuar një plan të zgjuar që në fund përmbushet me sakrificën nga dashuria).

Më pas vjen prova përfundimtare. Kjo provë i lejon tashmë, të vijë përballë me Perandorin e Madh (që në një farë mënyre është ai vetë, sit ë gjithë miqtë dhe luftëtarët ishin pjesë e vetes së tij). Vdekja i sjell një ndryshim. Ai dhe Perandori i Madh janë një, është shëndërruar në një mbret filozof. Cikli është mbyllur. Kundërshtari, që u shfaq si shok, është bërë shok  pasi u sakrifikua në altarin e zhvillimit të përjetshëm. Nuk ekzistojnë më uni inferior apo superior, vetëm një Vullnet i pastër.

Tek e fundit, siç thotë edhe Lao Çe tek Tao Te King, “natyra i përdor format dhe më pas i braktis”. Pra, është e padhimbshme.

  • Postuar më: 04 Shtator, 2017