KAMPI VEROR AKROPOLI I RI 5

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri Shqipëri, me 3 selitë e saj në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë, organizoi për vitin e pestë radhazi Kampin Veror, si një mundësi për të kultivuar vlerat e bashkimit, solidaritetit, tolerancës, përgjegjësisë në mënyrë që të arrihet përmirësimi i vetes dhe përpjekja për të qenë ditë për ditë filozofë.
Ky Kamp u bazua tek tre sektorët tanë: Filozofi - Kulturë - Vullnetarizëm.





Gjatë këtyre ditëve:

• Mësuam të bashkëpunojmë dhe bashkëjetojmë me njëri tjetrin
• Shijuam sporte dhe ushtrime të ndryshme në Natyrë
• Zbuluam fuqitë dhe njohëm më shumë rreth potencialit tonë
• Eksploruam vende të reja
• Kapërcyem kufinjtë tani duke u provuar në gjëra të reja.
• Zgjeruam horizontin tonë duke mësuar më shumë mbi veten tonë dhe mbi njerëzit që kemi përreth.

Ju presim në aktivitetet e radhës!
Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri

 Akropoli i Ri   @akropoliiri   Akropoli i Ri


  • Postuar më: 24 Korrik, 2018