Klubi i Librit “Akropoli i Ri” 15
Qendra Kulturore dhe Filozofike ''Akropoli i Ri'' zhvilloi takimin e radhës së Klubit të Librit këtë të Dielë. Libri që u analizua në këtë takim ishte “Profeti”, një vepër filozofike e shkruar nga Kahlil Gibran.
Klubi i Librit është një traditë 2 vjeçare që Akropoli i Ri ofron për lexuesit dhe njerëzit që duan dijen. Nëpërmes çelësave të interpretimit që ofron Filozofia, ‘Profeti’ u trajtua në një formë ndryshe, duke shfaqur të fshehtat që mbart dhe duke i gjetur vend dhe dobishmëri tek jeta jonë.
Profeti paraqet momentet e lamtumirës dhe rekomandimet për jetën dhe vdekjen e Almustafës, Profetit të zgjedhur dhe të dashur, pasi ai përfundon një qëndrim dymbëdhjetë vjeçar në Orfale. Popullariteti i veprës i atribuohet stilit të tij të thjeshtë, bukurisë metrike dhe fjalëve të mençura.
Kahlil Gibran nëpërmes Profetit na mëson se brenda njeriut fle një shpirt i etur për zhvillim, një pasuri vlerash dhe parimesh dhe një e ardhme drejt përmirësimit. Është njeriu që vendos kur do të zgjohet ky shpirt, duke nisur një rrugë shumë të bukur transformuese ndaj vetes dhe shoqërisë në të cilën përket.
Ju mirëpresim në aktivitete të tjera.
Qendra Kulturore & Filozofike
Akropoli i Ri