Klubi i Librit 'Akropoli i Ri' 17
Qendra Filozofike dhe Kulturore Akropoli i Ri, organizoi të dielën e 3 dhjetorit, Klubin e Librit të 17-të. Pas një jave shumë intensive në Panairin e Librit, si një ndër librat më të shitur të Botimeve Akropoli i Ri, u analizua pikërisht libri “Qeni Moasi” nga autori dhe filozofi argjentinas Jorge A. Livraga.
Aktiviteti u prezantua nga dy drejtues të Qendrës Akropoli i Ri, të cilët analizuan veprën duke kapur disa pika kyçe dhe duke i vendosur ato në raport me ditët e sotme dhe me realitetin ku jetojmë.
Qeni Moasi është një roman me qasje filozofike dhe socialpolitike i cili na parashtron një këndvështrim komplet ndryshe në sytë e një “qeni-njeri”, i cili udhëton në Qytetërime të ndryshme dhe shfaq te lexuesi karakteristika të ndryshme të njerëzve, sjelljeve të tyre, absurditetet. Dhe të gjitha këto vijnë pranë lexuesit nga vëzhgimet me një sy kritik dhe hetues të këtij personazhi.
Pas prezantimeve, mbrëmja vazhdoi me një bisedë të lirë më Drejtorin e Qendrës, ku u diskutua me të ftuarit mbi librin por edhe mbi tematika të ndryshme të ngritura nga vetë pjesëmarrësit.
Ju mirëpresim në aktivitetet e ardhshme!
Qendra Kulturore & Filozofike
Akropoli i Ri