KLUBI I LIBRIT 'AKROPOLI I RI' 22

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, në kuadër të sektorit të Filozofisë, organizoi të Dielën e 13 Majit, Klubin e Librit 22. Në këtë takim u analizua vepra “Problemi Spinoza”, nga autori Irvin D. Yalom.

Klubi i Librit u mbajt nga anëtarë të Qendrës Akropoli i Ri, të cilët sollën për pjesëmarrësit një analizë më të thjeshtëzuar të kësaj vepre dhe të koncepteve që na sjell Spinoza nëpërmes Yalom.

Yalom i qaset Spinozës për arsye se ky autor, me veprat dhe konceptet që ka sjellë, ka bërë të mundur racionalizimin e emocioneve tona, duke dhënë idenë se emocionet tona burojnë nga një arsye.

Gjatë prezantimit u fol për koncepte si lumturia, lira e vërtetë apo njohjen e vetvetes. Një roman me përmbajtje historike dhe filozofike, na shpjegon se e vërteta dhe aftësia për të kuptuar buron nga vetvetja, prandaj duhet të niset nga disa shkallë të brendshme që të aftësohet për tek idetë më të larta, të cilat nuk janë thjesht pasojë e shqisave.

Pas prezantimit, të ftuarit u mblodhën në një bisedë të hapur me prezantuesit e këtij aktiviteti si edhe me Drejtuesin e Qendrës Akropoli i Ri.

Ju presim në aktivitetet e ardhshme!

Qendra Kulturore dhe Filozofike

Akropoli i Ri


  • Postuar më: 28 Maj, 2018