MBRËMJE KËRCIMI

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, në kuadër të Sektorit të Kulturës, organizoi te dielën e 3 Qershorit një Mbrëmje Kërcimi.

Aktiviteti u prezantua nga anëtarë të kësaj qendre që sollën për të ftuarit një pjesëz nga historia e kërcimit që nga Antikiteti e deri në ditët e sotme.
Origjina e baletit klasik, bukuria e valsit apo pasuria e valleve tradicionale shqiptare ishin disa nga pikat kyçe që u mbajtën gjatë aktivitetit.

Fokusi i prezantimit ishte vetëdijesimi për rëndësinë e kërcimit si një nga format më të bukura të Artit dhe si një ndër mënyrat më frymëzuese për të shprehur vetveten dhe ndjenjat më të larta të dikujt. 
Mbrëmja u mbyll me krijimin e një atmosfere të veçantë përmes kërcimeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe atë të valsit klasik.

Ju mirëpresim ne aktivitetet e ardhshme!
Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri

#akropoliiri#filozofi#kulture#vullnetarizem

  • Postuar më: 20 Qershor, 2018