MITI, CEREMONIA, INITACIONI

Misteret përbënin për mijëra vjet me radhë shtyllën kurrizore ku bazoheshin qytetërimet e mëdha initacionuese. Qytetërime si ai i Egjiptit, qytetërimi i lashtë grek, ai indian, qytetërimet e mëdhenj Amerikano jugorë, bazoheshin në qendrat e Mistereve, të cilat ishin me të vërtetë tempuj të Dijes dhe të Shndërrimit të Nxënësit të thjeshtë në një initacionant.
Mësimdhënia e Mistereve përbënte Shkenca të Shenjta dhe dituri të tjera. Madje akoma edhe sot, shumica e tyre janë të panjohura në qytetërimin tonë. Por megjithatë nuk jepeshin njohuri enciklopedike, sikur ato që marrin studentët e sotëm ne Universitete, përkundrazi ishin njohuri përjetuese, të cilat për t’i bërë pronë te tijën, kandidati duhej të kalonte testet simbolike të initacionit. Ishin njohuri sintetike që lejonin nëpërmes një metode, nëpërmes një totali parimesh bazore, simbolesh dhe emblemash, kombinimin e njohurive të shumë shkencave njëkohësisht. Për këtë arsye në veprat e shumë initacionantëve të lashtësisë, gjejmë njohuri të shumë sektorëve të dijes, p.sh tek Homeri, tek eposat e të cilit gjejmë nëpërmes simbolizimit dhe kërkimit brendësor, elementë për zhvillimin e njeriut, gjeografi apokrifike, njohuri mbi botët e padukshme, njohuri mbi astronominë dhe astrologjinë, vlera etike dhe filozofike, mësime brendësore, elementë leksaritmikë dhe gjuhësorë, psikologji dhe sektorë të shumtë të tjerë të dijes, që na bëjnë të pyesim veten si ka mundësi që një njeri të mund të kombinojë kaq mirë një rrjet të tërë diturish dhe t’ua shërbejë njerëzve me një gjuhë kaq poetike, të kuptueshme dhe të pëlqyeshme nga të gjithë.
Misteret e lashta përbeheshin nga tre pjesë kryesore, të cilat ishin Miti,Ceremonia (Rituali) dhe Initacioni.
Miti: Kuptimi i Mitit në Misteret e lashta është krejt i ndryshëm nga përcaktimi që i jepet sot. Nëse për një filolog Miti do të thotë Arsye, atëherë në Misteret e lashta Miti ishte Arsyeja e Vërtetë dhe kështu duhej të kuptohej. Transmetohej gojë me gojë dhe është shprehja e Arsyes Krijuese. Një histori e shenjtë që u solli njerëzve të vërteta Arketipike, një rrëfim i principeve të botës, të aventurave të Perëndive dhe të heronjve që jetonin më parë. Mitoplasia, shkenca tashmë e humbur, ishte ajo që lejonte të bashkoheshin shumë nivele diturie në një total organik, që përbënte Mitin. Jepej në një mënyrë poetike, në mënyrë që të kuptohej nga të gjithë.
Miti i ‘u drejtohej të gjithëve, duke i folur çdo njeriu në gjuhën e tij. E fundit që mund të merrte ishte rëndësia e tij fjalë për fjalë, ose germë për germë siç themi dhe sot. Por përpara këtij konceptimi ekzistonin shumë të tjera që kuptoheshin vetëm nga initacionantët, të cilët ishin zotërues të çelësave të interpretimit.
Miti Misterioz përbën një model të realitetit. Është një prototip ose model ideal me prejardhje hyjnore, që shpjegon një realitet superior dhe të shenjtë, mënyrën e ndërtimit të tij dhe se si u shfaq. Për njerëzit e thjeshtë që nuk kanë këto çelësa, Miti është vetëm një përrallë, një histori imagjinare.  Miti është një mesazh nga Qielli brenda një këllëfi të mbyllur. Përbëhet nga alegori, alegoritë nga emblema, emblemat nga simbole, të gjitha në lëvizje, të cilat tregojnë një Mister, një Dituri, një Mesazh, që të gjithë mund ta dëgjojnë, por janë shumë pak ata që mund ta kuptojnë në të vërtetë.
Roli i Mitit është të zgjojë Njeriun, të thyejë lëvozhgat që pengojnë shikimin e tij brendësor, dhe ta bëjë atë të shikojë gjërat ashtu sikur janë në të vërtetë. Përmban në veprimin njerëzor, eksperiencën e Shenjtësisë, një funksion zgjimi brendësor dhe mirëmbajtjeje të ndërgjegjes  së një bote tjetër, të botës Hyjnore. Nëse njeriu njeh Mitin, bëhet bashkëkohor i ngjarjes zanafillëse, të parimeve, dhe për këtë njeri bota bëhet e tejdukshme. Tani e tutje Miti është gjuha simbolike e Shenjtësisë.
Nëse do të përmblidhnim këto që thamë për Mitin me pak fjalë, mund të themi se Miti është një prototip ose model sjelljeje, që duhet të imitohet. Për të kuptuar dikush me të vërtetë një mit, duhet ta JETOJË atë, pasi kemi të bëjmë me një eksperiencë gjithësore që prek të gjitha elementët e personalitetit. Miti nuk është një objekt studimi intelektual.
 Ceremonia: Por me ç ‘mënyrë mund të arrijë njeriu të marrë pjesë në Fuqinë – Energjinë e Mitit? Në misteret e lashta një gjë e tillë arrihej nëpërmes Ceremonisë. Ceremonia i jepte initacionantit mundësinë për të përdorur energjinë mitike për të krijuar ‘’përsëri’’, domethënë për të ripërsëritur  atë që dikur ndodhi në kohën e Mitit. Pasi Miti si një Prototip unik dhe diakronik, ka prirje për t’u mishëruar në botën profane. Shenjtësia ka prirje për të pushtuar profanitetin ashtu sikurse dhe Drita errësirën.
Mundësia e ripërsëritjes së Mitit periodikisht dhe rikthimi i tij në një ‘’këtu’’ dhe ‘’tani’’ të ngjarjeve zanafillëse, përbën ritualin , Ceremoninë.  Procedura nuk ka si qëllim vetëm imitimin e prototipit mitik por edhe ripërjetimin e tij. Ripërjetimi i vetëdijshëm i Mitit nëpërmes Ceremonisë është INITACIONI. Tek Initacioni, kandidati kupton esencën e mitit duke e përjetuar atë, për këtë arsye përjetimi i Mësimdhënies përfshin  initacionin, vula e të cilit është Ceremonia  initacionuese.
Rituali imiton me gjestet e shenjta të saj Planin  e Shenjtë. Çdo gjest është i rëndësishëm. Rituali është kriku ndërmjetësues midis Mitit dhe Ceremonisë.
Do të thoshte dikush se në këtë mënyrë, vetëm pak initacionantë arrijnë të vijnë në kontakt me Mitin? Kjo nuk është e vërtetë, pasi ekzistojnë shumë mënyra të tjera që edhe njerëzit e thjeshtë të mund të marrin pjesë në fuqinë rinovuese të miteve, pasi e gjithë jeta e komuniteteve rrotullohet rreth mitit.
Madje edhe flijimet ose kurbanet e feve të lashta lejonin besimtarët për të kontaktuar me botën e Shenjtë, nëpërmes një ofertë kundrejt Perëndive. E njëjta gjë ndodh edhe në fenë e Krishterë  me flijimin e qengjit të Pashkës, ose të gjelit të detit të Krishtlindjeve, vetëm se në lashtësi pjesët më të mira të mishit i flijoheshin Zotave, ndërsa sot besimtarët flijojnë viktimën dhe e hanë të gjithën! Gjithashtu në lashtësi kryhej marrja e trupit dhe gjakut të Osirit në Egjipt, Dionisit në Greqi, ashtu si edhe trupin dhe gjakun e Krishtit në fenë e Krishterë.
Initacioni: Kjo fjalë vjen nga  latinishtja. Initiare – do të thotë ‘’filloj, futem’’. Pra initacioni është një ceremoni kalimi , që imiton testet që shënjojnë  ecurinë e ekzistencës njerëzore, por duke i kryer ato para kohe. Është një procedurë e destinuar të realizojë kalimin psikologjik të një gjendjeje ekzistimi inferiore në një tjetër nivel superior. Pra lejon  përsëri ngjitjen e Psikise drejt burimit zanafillës.
Në greqisht kjo fjalë do të thotë ‘mbyll gojën’. Dhe kjo shpjegon se përse procedurat e tij janë të ndaluara t’u thuhen njerëzve të tjerë, përveç initacionanteve të cilët kishin dhënë një ‘’betim heshtjeje’’.
Initacioni nuk është një edukim intelektual, por përkundrazi është një ecuri rinovimi brendësor që përmban. përveç të tjerave, një botëkuptim sferik të botës. Çdo Initacion do të thotë ‘’vdekje’’ të personalitetit të vjetër dhe adoptimit të një personaliteti të ri, më harmonik. Për këtë arsye Platoni thoshte se: ‘’Vdekja është initacion’’. Pra initacioni është një dije e pakthyeshme. Çdo initacion përmban planin ‘’Jetë, vdekje, rilindje’’
3 Lloje initacionesh:
1. Initacioni Fisnor: Konfimon kalimin nga adoleshenca në Pjekuri. Është një Initacion profan, meqënëse lidhet me një ndryshim biologjik që çdonjeri njeh. Fëmija ndahet nga mjedisi amësor në të cilën u rrit dhe vihet ne testime, përpara se të integrohet ne shoqëri, në gjendjen e adoleshentit. Ne Mitin e Teseut ky lloj initacioni i korrespondon momentit ku ngren shkëmbin dhe merr shpatën dhe sandalet, sipas një çelësi interpretimi.
2. Initacioni Fetar: Siguron kalimin nga profaniteti tek Shtenjtësia dhe lejon hyrjen e individit në Shenjtësi. Shenjtësia dhe Profaniteti janë dy pamjet e jetës: e para udhëheq në përçarje,  ndërlikueshmëri, tretje. Ndërsa e dyta udhëheq drejt Qendrës, bashkimit dhe rilindjes. Initacioni që u dha nga institucionet e Mistereve, si për shembull atyre të Isis dhe të Osirit ne Egjipt, Mistereve të Elevsinës apo të Samotrakit ne Greqi, shfaqet në këtë lloj initacioni.
3.Initacioni Magjik ose Saman: është initacioni më brendësor dhe ai që kërkon deprivacionin  më të madh. Është ai që bën dikë të braktisë gjendjen fizike, njerëzore për të arritur në zotërimin e ‘’fuqive mbinatyrale’’. Shkatërrimi i plotë i personalitetit të vjetër u lejon fuqive të padukshme të shprehen nëpërmes initacionantit. Asgjë nuk duhet të mbijetojë nga njeriu i vjetër. Ky initacion magjik shënjohet në përgjithësi nga një udhëtim ekstaziatik  (ëndrra, vizione, katalipsi) në një botë nga ku kandidati kthehet me një numër të madh mundësish: Terapie, profetizimi etj.
Initacioni Magjik lejon krijimin e një boshti vertikal midis 3 botëve: Botës së Arketipike, psikologjike dhe asaj materiale. Fazat Ritualistike të initacionit janë 3, dhe këto vlejnë për të tre llojet e initacionit.  Ato janë:
1- Faza e ndarjes , ku kandidati shkëputet nga mjedisi i tij. 2- Faza e vetmisë, në të cilën kandidati testohet në testet e vetmisë. 3- Faza përfundimtare e ribashkimit , ku kandidati rikthehet në mjedisin e tij të ri. Tashmë është dy herë i lindur, domethënë i initacionuar dhe kështu merr një emër të ri.
Dhamë vetëm një përmbledhje të Mitit, Ceremonisë dhe të Initacionit, pasi këto tre elementë janë të lidhura ngushtë me Misteret e Lashta, dhe nuk dihen shumë gjëra mbi ta. Duke pasur parasysh këto, mund të vezhgojmë me një sy krejt tjetër, aventurat e Heronjve  të Mitologjive të lashta, si për shembull mbylljen në arkë të Perseut dhe hedhjen e tij në det, zbritjen e Herkulit në Hades etj. Me sa duket këto ishin teste initacionuese dhe nuk simbolizojnë lëvizje prapavajtëse, kthim në mitrën e nënës apo të tjera që beson konsiderimi psiko-analitik i miteve.
Le të kujtojë lexuesi se njeriu ndodhet brenda botës por edhe bota ndodhet brenda njeriut (Makrokozmi – Mikrokozmi). Miti është pak paradoks, pasi  krijon ura midis paradokseve, pasi Miti nënkupton njërën dhe tjetrën. Ashtu sikurse edhe e gjithë bota, dhe njeriu ka shumë paradokse brenda tij për të bashkuar, nëse dëshiron të funksionojë në mënyrë mitike.
Të gjithë ne kemi brenda nesh një Prokrust për të eliminuar, atë të logjikës shembëse, që dëshiron gjithçka të njëjtë dhe monotone. Teseu eliminoi Prokrustin e tij dhe dha betejën e tij. Miti ashtu sikurse thamë më lart, duhet të imitohet, domethënë duhet të na frymëzoje dhe ne për të jetuar BETEJËN TONË BRËNDËSORE.

  • Postuar më: 04 Shtator, 2017