Vëmendjen e shkencëtarëve dhe kërkuesve të shumtë e kanë tërhequr që prej kohrave të vjetra mënyra e ndërtimit dhe përdorimit të piramidave. Në mënyrë informuese, përmendim se përgjatë Nilit gjenden rreth 70 Piramida, shumica e të cilave, me përjashtime të vogla që konfirmojnë rregullin e zakonshëm, u ndërtuan gjatë pesë Dinastive të para dhe përbëjnë shembuj të një teknologjie shumë të lartë. Të tjerat, më të rejat, tregojnë një teknologji shumë më të ulët. Sot, misteret akoma vazhdojnë të mahnisin dhe të torturojnë shkencëtarët dhe studiuesit.
Në ditët tona, shkencëtarë si Robert Bauval dhe Graham Hancock, përmendin se përbërja e tre piramidave të Gizës dhe të monumenteve të zonës, paraqesin zonën e qiellit mijra vite më përpara se kronologjia zyrtare e ndërtimit të piramidave.
Vëmendjen më të madhe në krahasim me të gjithë piramidat e ka tërhequr piramida e Madhe e Gizës sepse u konsiderua si ndërtesa më e vjetër dhe më e madhe e njeriut me analogjitë matematikore dhe gjeometrike më perfekte. Filozofi neoplatonik Prokoli, deklaron se “piramida e madhe” ishte përdorur si vëzhgues astronomik (yjor) përpara përfundimit të ndërtimit të saj. Sido që ta studiojë dikush Piramidën e Madhe, do të ekzistojnë shumë pyetje pa përgjigje. Edhe pse shumë veta kontrolluan brendësinë e saj dhe pjesën e jashtme me metra, rregulla logaritmik, lëndë kimike dhe instrumente te llojeve të ndryshëm, Piramida e Madhe mbetet një enigmë sepse besohet se përfaqëson majën e dijes egjiptiane dhe se është çelësi për zbulimin e shumë sekreteve.
Edhe pse shkencëtarët, egjiptiologët dhe arkeologët besojnë se u ndërtua nga Keopsi midis vitit 2686 dhe 2181 para erës sonë për t’u përdorur si varr, ka pasur shumë kundërshtime mbi moshën dhe arsyen pse Piramida e Madhe u ndërtua.
Një nga këto teori zbulon se Piramida e madhe nuk mund të jetë ndërtuar nga Keopsi dhe e dokumenton kështu: “Piramida e Madhe ka 2.300.000 megalit që peshojnë nga 3 deri në 18 tonë. Por prerja e megalitëve bëhet me vegla hekuri, ndërkohë Egjiptianët edhe pas 2.800 (periudhën e mbretërimit të Keopsit) ishin prej bakri, kështu që nuk mund t’i prisnin gurët. Gjithashtu, mister mbetet akoma numri i forcës punëtore. Keopsi mbretëroi saktësisht për 22 vite dhe 11 muaj dhe sipas historianëve e ndërtoi Piramidën që të “mbretërojë aty pas vdekjes së tij, në botën e të vdekurve”. Në qoftë se supozojmë se punëtorët punonin 7 ditë në javë dhe prisnin 100 megalitë në ditë, atëherë për prerjen e 2.300.000 copëzave do të nevojiteshin më e pakta 62 vite punë e vazhdueshme dhe pa ndërprerje. Domethënë, që Keopsi të kapte varrin e tij, do të duhej që të priste trefish më shumë megalite dhe te kishte trefishin e numrit të punëtorëve!”
H.P.Blavatski në veprën e saj “Doktrina Sekrete”(II, 432) mbron idenë se, “Piramida e madhe” u ndërtua shumë më parë se Keopsi, si tempull initacionesh dhe se Keopsi e vuri në përdorim për gjëra të tjera pasi në kohën e tij nuk përdorej më për initacione. Në Doktrinën Sekrete thuhet (II, 556) :
“I initacionuari i ditur, i cili ka kaluar me sukses të gjitha provat, vendosej, nuk gozhdohej, por thjesht lidhej mbi një krevat në formë “Τ” i zhytur në një gjumë të thellë. Lihej të qëndronte në këtë gjendje për tre ditë dhe tre netë, periudhë gjatë së cilës “Uni” shpirtëror thuhet se fliste me Perënditë, zbriste në Hades, Amendi, dhe ofronte mirësi tek qëniet e padukshme, qofshin ato shpirtra njerëzor apo shpirtra të Elementëve. Ndërkohë, trupi i tij gjatë gjithë kësaj kohe qëndronte në kriptin e tempullit ose në shpellën nëntokësore. Në Egjipt vendosej brënda Sarkofagut, në sallën e mbretit të Keopsit, ndërsa gjatë natës përpara ditës së tretë, transportohej në hyrjen e një rruge ku në një orë të caktuar, rrezet e diellit i binin mbi fytyrë kandidatit rapsodik, i cili zgjohej që të initacionohej nga Osiri dhe Thot, Përëndia e Diturisë”
Gjithashtu, një nga kronologjitë më të vjetra i jepet ndërtimit të Piramidës së Madhe nga një shkrimtar Arab, Abu Zeit el Balki, i cili i referohet një mbishkrimi të vjetër për të mbështetur se Piramida u ndërtua në epokën që Lira ishte në yjësinë e Gaforres, domethënë dy herë 36 mijë vite afërsisht. Kjo kronologji duket se bie dakort me disa përcaktime të Karbonit 14 që e poziciononin Piramidën rreth vitit 71.000 para erës tonë dhe deri tani, teoritë mbeten të hapura.
Në 10 vitet e fundit, një skuadër me kërkues-mendjehapur, kanë nxjerrë në dritë të dhëna zbuluese në lidhje me moshën e Piramidës së Madhe, Sfinksit dhe në përgjithësi të ndërtesave përreth zonës të Gizës. I pari filloi Çarls Piaci Smaith, astronom madhështor në Skoci dhe vazhdoi Graham Hanckock, Robert Bauval, J.A.West, Adrian Gilbert, Colin Wilson etj. Këta që përmendëm më sipër janë astronomë, gjeologë, historianë, kërkues mitesh dhe më e rëndësishmja është se kanë arritur në përfundime të afërta me njëri-tjetrin mbi moshën e Piramidës së Madhe, duke ndjekur rrugë të ndryshme. Këta kërkues madje lidhen dhe me zbulimin e vitit 1993, të një kabine të mbyllur në brendësi të piramidës. Kjo kabinë akoma nuk është hapur duke ndezur pseudoliteraturën lidhur me përmbajtjen e tij. Në vitin 1993 Robert Bauval publikoi librin “The Orion Mystery”, ku vërteton shumë bindshëm për dikë me njohuri astronomike, se vendndodhja e tre piramidave të Gizës lidhet me saktësi të madhe me yjet e Brezit të Orionit.
Ishte Boval, ai që u mundua të riparaqesë në kompjuterin e tij renditjen e yjeve brenda kohës dhe zbuloi një përputhje të mahnitshme. Në vitin 10.500 para erës sone, renditja e tre piramidave të Gizës korrenspondon me vendndodhjen e tre Yjeve të Brezit të Orionit, të yjësisë që Egjiptianët e simbolizonin me Osirin, Perëndinë e ringjalljes. Dy tregues të tjerë kanë lidhje me Sfinksin, orientimi i të cilit, gjithmonë sipas dy shkencëtarëve, ndoshta u vendos i tillë, që të tregonte lindjen e diellit në zodiakun e Luanit (kafshë e cila paraqet Sfinksi). Në qoftë se kjo teori del e vërtetë, vetëm në një periudhë mund të ndodhë kjo: në vitet 10.500 para erës sonë.
Sfinksi akoma paraqet gjurmë brejtjeje për shkak të ujit. Për egjiptologjinë zyrtare shkak ka qënë rritja e nivelit të ujit. Për Boval dhe Hackock, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që, sipas paraqitjes së tyre meteorologjike në kohë, do të mund të ndodhnin vetëm në vitin 10.500 para erës sonë. Te dhënat e mësipërme si edhe shumë të tjera korrespondojnë më afër kronologjinë që jep Platoni për shkatërrimin e Poseidonisë (qytetërimi i fundit Atlant) në vitet 9.600 para erës sonë, aq edhe me të dhënat e Edward Cayce dhe Zecharia Sitchin. Për shkak se të dhënat që tregojnë kronologjinë 10.500 para erës sonë janë të shumta, do mund të supozonim se kjo është mosha e mundshme e Piramidës së Madhe që u ndërtua nga banorë Atlantë.
“Atlantët e ndërtuan Piramidën në mënyrë që të ruanin dijet e të gjitha shkencave të njohura si dhe për të krijuar një tempull initacionesh dhe një mjet për prodhimin e fushave të fuqishme energjitike”. Ky mendim u mbështet nga Edgar Kaisy sipas së cilit një grup njerëzish nga një qytetërim paraardhës hyri në Egjipt rreth vitit 12.000 para erës sonë. Përpjekja më e madhe e këtyre njerëzve ishte ndërtimi i Piramidës për të përmbajtur në këtë strukturë dijet e tyre. Përzgjedhja e këtij vëndi u bazua mbi faktin se atje do të ndodhnin më pak shkatërrime natyrore të cilat filluan me shkatërrimin e Atlantis dhe me përmbytjen e madhe.
Një specialist i traditave të vjetra fetare, Manly P. Holl përmend në librin e tij “Mësimdhëniet sekrete e të gjitha epokave” se Piramida e Madhe u ndërtua nga të mbijetuar atlantë. Përmend se shkencëtarët më të mëdhenj të qytetërimit Atlant e kuptuan shkatërrimin që po afrohej dhe që të shpëtojnë dijet e kohës së tyre, emigruan në vënde të tjera dhe formuan qëndra ku jepeshin mësime të ndërtuara me formën e tempujve të tyre, në formë piramidale. Sipas Holl, Piramida mbetet si një testamen i padukshëm midis Dijes së Përjetëshme dhe botës. Është i pari ndërtim që shërben si vënd për ruajtjen e të vërtetave sekrete që është themeli i sigurtë i të gjitha arteve dhe shkencave. Shumë njerëz hynë në portat e Piramidës së Madhe dhe dolën si ‘’Perëndi’’, u bënë të Ndriçuarit e lashtësisë. Drama e “Vdekjes së Dytë” luhej në Sallën e Mbretit, ku kandidati initacionant në mënyrë simbolike varrosej në sarkofag. Me përfundimin e ceremonisë mistike, initacionanti ishte i rilindur, njohës i lindjes së dytë dhe banor i dy botëve. Kështu fitonte Ndriçimin dhe Dijen e botës.
Një tjetër dallim që duhet thënë, ka të bëjë me besimin e përbashkët që kanë njerëzit se piramidat e Egjiptit shërbenin si varre për Faraonët. Kjo temë ka ngacmuar edhe historianët e vjetër të kohës së Herodotit dhe pas tij dhe egjiptologët e kohës sonë. Kështu shtrohet pyetja, a kanë shërbyer piramidat vetëm si varre apo kishin funksione të tjera, si për ceremonitë initacionuese siç u përmend edhe më parë. Egjiptologjia e quajti këtë enigmë “kriza e piramidave”. Dhe kjo sepse, sipas arkeologëve, të paktën 50% e piramidave nuk kishin si qëllim të shërbenin si varre.
Kjo karakteristikë e piramidave dhe e varreve mund t’i dedikohet dualizmit të Faraonëve që mbretëronin njëkohësisht në Egjiptin e Sipërm dhe të Poshtëm, siç e shpreh simbolizmi i stemës së dyfishtë Psed. Pra, nuk është e çuditshme fakti që ndërtonin dy varre, një në veri dhe një tjetër në jug. Për shembull, u zbulua se një varr në Avido i kushtohej një Faraoni të Egjiptit të Sipërm, ndërsa një varr i ngjashëm u gjet në Memfidë për të njëjtin Faraon si mbret i Egjiptit të Poshtëm.
Në Dinastinë e tretë, Faraoni Zoser ndërtoi një piramidë, të vetmen griskël, në Sakhara si mbret i Egjiptit të Poshtëm, dhe varri në jug që ishte bosh i përkiste po atij si monark i Egjiptit të Sipërm. Brenda Piramidës në të vërtetë u gjet një mumje, por shumica e arkeologëve dyshojnë se është mumja e Zoserit.
Brenda Piramidës Mikerin, më e vogla nga tre piramidat përbërëse të Gizës, u gjend një sarkofag me një mumje, por analiza vërtetoi se sarkofagu nuk i përkiste kohës së Mikerinit – emër i helenizuar të emrit egjiptian Menka-Ra, dhe mumja ishte e epokës së krishterë.
Gjithashtu në Sakhara, në piramidën e Sekim-Ket, kur arkeologët hapën sarkofagun, në vitin 1954, e paprekur për mijravjeçarë, nuk gjetën asgjë brënda. Dhe vërtetimi se piramida nuk u çrrënjos asnjëherë e tregon kurora me gjethe të thara që u gjend sipër sarkofagut, dhe analiza me gazin 14 tregoi se kishte moshë mijra vjeçare. Gjithashtu u gjendën bizhuteri të shumta që ishin shpërndarë përreth saj.
Bosh u gjend sarkofagu i Diadifrit, trashëgimtar i Keopsit, brënda piramidës së tij. Gjithashtu, sarkofagu i Hefrinit, që e trashëgoi atë, që edhe pse mbulimi u gjend i thyer u vërtetua se asnjëherë nuk kishte pasur brenda saj ndonjë mumje.
Të gjitha rastet që përmendëm i përkasin Faraonëve të Dinastive të para dhe në shumicën e rasteve sarkofagët ishin bosh. Pra vazhdojmë të mos kemi fakte se piramidat ishin ndërtesa për varre. Dhe do e mbyllim këtë listë të “varreve pa të vdekur” duke argumentuar se themeluesi i Dinastisë së 12të, Faraoni Ammenemes i pari, e ndërtoi piramidën e tij të vogël dhe pa teknik duke vjedhur gurë nga piramida të tjera më të vjetra dhe nga tempuj, që tregon se tashmë në atë epokë pasardhëse kishin humbur sekretet e përpunimit të gurëve që të mund të ndërtoheshin piramidat.
Një egjiptiolog Austrialian ka studiuar varret e varrezës së pa anë në Giza dhe risjellë historinë e Egjiptit të lashtë. Profesori Naguib Kanawati i Qëndrës Australiane të Egjiptiologjisë në universitetin Macquarie, ka regjistruar dhe interpretuar faktet dhe hieroglife që tregojnë fjalë për fjalë jetët e punonjësve të lartë qeveritarë, të priftërinjve dhe burokratëve deri në Dinastinë e katërt, atëhere kur thuhet se u ndërtuan Piramidat e Mëdha. Edhe pse shumë nga faktet dhe hieroglifet ishin regjistruar ndërkohë në fillimin e shekullit të fundit, profesor Kanawati ka zbuluar shumë gabime. Tha se ngeli i mahnitur kur zbuloi se një tekst i famshëm gjerman, për shembull, i cili ishte i njohur gjerësisht në publik si “Bibla e Egjiptiologjisë”, ishte plot pasaktësi. “Kam përshtypjen, se para 100 vitesh, arkeologët dhe egjiptiologët u mbështetën në skema nga hartues dhe fotografi të vjetra që u morën në fushë dhe i përmbante biblioteka. Më e mundshmja është të jenë kopjuar në fushë në mënyrë të gabuar. Nuk kam ndërmend të ndryshoi historinë e Egjiptit. Thjesht dua ta korigjoj. Ndoshta janë të shumtë ata që s’janë dakord me interpretimet e mia, por nuk mund të mohojnë fotografitë e mia”, thotë profesor Kanawati. Ai mbështet mendimin se arkivat arkeologjike egjiptiane nuk mund të lejojnë gërmime të mëtejshme, derisa të regjistrohen dhe të interpretohen më saktësisht faktet dhe hieroglifet që kanë dalë në dritë.