Qendra kulturore dhe filozofike, Akropoli i Ri organizoi, më 26 shtator 2021, një vizitë në Muzeun Historik Kombëtar.
Ky aktivitet i dha mundësi të gjithë pjesëmarrësve të njihen më mirë me historinë e vendit, duke dëshmuar nga afër objekte dhe elemente të trashëgimisë sonë mijëravjeçare.
Një guidë e përgatitur nga vetë anëtarët e qendrës ndoqi një itinerar konkret për përshkrimin e tetë pavijoneve përbërëse të muzeut.
Ky itinerar ndoqi një kronologji të ngjarjeve kryesore, që zunë vend në territorin tonë, për një periudhë që shkrihet nga Antikiteti i Vonë e deri tek periudha Bizantine dhe ajo Osmane.
Larmia e objekteve (në total janë 5000 të tilla), vunë në pah rëndësinë e prejardhjes dhe rrënjëve të lashta të popullit shqiptar.
Nëpërmjet kësaj ngjarje, Akropoli i Ri, riktheu në vëmendje rëndësinë dhe mësimet e vyera që historia fal, sepse kjo e fundit nuk është gjë tjetër veçse filozofi e shprehur përmes shembujve.