PASTRIMI NË KOMUNITET

Qendra Kulturore & Filozofike ‘Akropoli i Ri’, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ofroi një qytet më të pastër këtë fundjavë, duke pastruar komunitetin në zonat ku ishte e nevojshme. 
Nën moton ‘pak sot, park nesër’ dhe me gëzimin e një filozofi, vullnetarët e Akropolit të Ri u gjendën sërish pranë qytetit dhe qytetarëve, duke qenë një shembull për rininë e këtij vendi nëpërmjet mesazhit se ne veprojmë për të ardhmen. 
Vullnetarizmi, si një akt solidarizues dhe bujar, është një nga sektorët aktivë të Akropolit të Ri, si një përpjekje për të ndryshuar dhe përmirësuar vendin. 

Ju mirëpresim në aktivitete të tjera, 
Qendra Kulturore & Filozofike
Akropoli i Ri

  • Postuar më: 19 Shtator, 2018