Përvjetori i 10 Akropolit të Ri në trojet Shqipëtare

Qendra Kulturore & Filozofike ‘Akropoli i Ri’ festoi në muajin Mars 10 vite kontribut në sektorin e Filozofisë, Kulturës dhe Vullnetarizmit. Një mbrëmje ndyshe e cila mblodhi anëtarët e saj nga Shqipëria si edhe nga degët e Qendrës në Prishtinë dhe Shkup.

Gjatë mbrëmjes, anëtarët e Qendrës patën mundësinë të shprehnin talentin e tyre me anë të shfaqjeve teatrale, muzikore dhe koreografike të cilat në thelb përfaqësonin tre sektorët në bazë të cilave funksionon Qendra Kulturore & Filozofike Akropoli i Ri. Nuk mungoi as humori apo vallet tradicionale të cilat i sollën më tepër gjallëri dhe hare kësaj mbrëmjeje. 

Akropoli i Ri, mbyll kështu 10-vjeçarin e tij të parë, një cikël synimi i të cilit në këto vite ka qënë sjellja e një kulture ndryshe në shoqërinë shqiptare, një edukimi ndryshe dhe një filozofie jete, një filozofie praktike. Por këto janë vetëm 10 vitet e para. 

Ju mirëpresim në aktivitetet e tjera.
Qendra Kulturore & Filozofike ‘Akropoli i Ri’

  • Postuar më: 26 Mars, 2018