Demon zanafillor i bestytnive të Veriut, Hyj i shtrëngatës dhe i breshërit. Emrin e tij Baron Nopca e lidh me pjesën e dytë të emrit thrak të Zibelthiur-dosit, hyjit të motit të keq dhe të stuhive. Madje sipas Çabejt edhe vetë fjala shqipe perëndi i përket gjinisë së emrave indoeuropianë të perëndive të stuhive: në indishten e vjetër quhet parjangas, lituanisht perkunas, galisht cernunnos, sllavishte e vjetër perunë, greqisht keraunos. Në Alpet shqiptare Shurdhi njihet edhe me emrat Verbd e Rremoria.
Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare.