Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri në bashkëpunim me Botime Akropoli i Ri dhe Ecovolis organizoi aktivitetin Unë, Natyra, Qyteti, te Libraria E Vogel Falas - Parku Ri (shtëpiza e xhamit) në brendësi të liqenit artificial të Tiranës.
Testet psikologjike dhe Rrotulla e Virtyteve na ndihmuan të njihnim më shumë natyrën njerëzore dhe veten tonë. U njohëm më shumë me Botimet e Akropolit të Ri. Muzika Live na shoqëroi përgjatë gjithë mbrëmjes. Në fund banketi i vogël, solli festën.
Nuk mund të mungonte filozofia e cila ishte qëllimi kryesor i aktivitetit. Ripërjetuam edhe njëherë filozofinë natyrale, atë që e lidh njeriun me natyrën e tij brendësore.
Ju Mirëpresim në aktivitetet e ardhshme!