Vullnetarët e Qendrës Kulturore dhe Filozofike “Akropoli i Ri” Tiranë vizituan në muajin gusht Shtëpinë e të Moshuarve, duke ofruar një mbrëmje argëtuese plot ngrohtësi dhe gëzim. Vizitat e shpeshta të realizuara nga Qendra jonë tek Shtëpia e të Moshuarve kanë bërë të mundur krijimin e disa raporteve shumë të bukura, ku si vullnetarët dhe si të moshuarit presin me gëzim të takohen me njëri-tjetrin.
Akropoli i Ri e sheh vullnetarizmin si një ofertë zemre, jo si një mënyrë për të qetësuar ndërgjegjet tona, por si një nevojë reale tonën. Në kuadër të vullnetarizmit dhe si përgjegjësi sociale, edhe këtë muaj ofruam për të moshuarit pak momente ndryshe!
Ju mirëpresim në aktivitete të tjera!
Qendra Kulturore dhe Filozofike
Akropoli i Ri
#akropoliiri #filozofi #kulturë #vullnetarizëm