ZJARRI NË MITOLOGJINË SHQIPTARE

Adhurimi i zjarrit ishte baza e ceremonive fisnore shqiptare. Njerëzit besonin se zjarri në vatër kishte një fuqi të madhe shëruese dhe pastruese. Për këtë arsye, përpara ndonjë feste, atë e mbanin ndezur tërë natën, verë a dimër qoftë. Ai që kujdesej për të, ati, pra i pari i shtëpisë, duhet parë si roja priftërore e zjarrit. Nga ana tjetër, zjarri mbahej ndezur në dhomën e lehonës për 40 ditë rresht. Fikja e zjarrit në të tilla raste ishte një ogur i keq. Besohej se po të fërshëllente zjarri, po bisedonin armiqtë e shtëpisë, po të kërciste, do të ngordhte bagëtia.

Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare.


  • Postuar më: 04 Shtator, 2017