Botimet tona

Mbreti, Luftëtari, Magjistari, Dashnori

Mbreti, Luftëtari, Magjistari, Dashnori

Ky libër përbën një hyrje jungiane në bazat psikologjike të burrërisë së pjekur dhe autentike. Autorët marrin përsipër detyrën e vështirë të dallimit midis psikologjisë së djalit dhe psikologjisë së burrit, duke përzier dhe nxjerrë në sipërfaqe “të dhëna psikologjike” që burojnë nga mitet e lashta dhe nga arti bashkëkohor i kinemasë. Moore dhe Gillette, të mbështetur në analizën e thellë të mendimit të Jungut, u japin burrave dhe grave modele të qarta dhe mënyra të sakta të të qenit, që çojnë drejt pjekurisë dhe, për pasojë, drejt burrërisë së vërtetë.

Sferat e vetëdijes

Sferat e vetëdijes

Udhëtimi përmes Sferave të vetëdijes do të na lejojë të lidhemi me veten, me të tjerët dhe me botën. Është një mënyrë për të lënë pas kufijtë tanë dhe për të arritur të jetojmë në kuptimin më të plotë të fjalës. Në çdo faqe, autori na fton të dëgjojmë zërin tonë të brendshëm dhe të fillojmë këtë kërkim të thellë filozofik për të kuptuar jetën dhe qenien njerëzore. Pa e kuptuar, e gjejmë veten duke reflektuar bashkë me të, duke zbuluar filozofin që secili nga ne mban brenda vetes. Nëpërmjet këtyre rreshtave, mund të gjejmë njohuri, mësime dhe reflektime... Secili prej tyre do të hapë dyer të reja drejt asaj urtësie jetësore që do të na marrë për dore në qëllimin e zgjimit të të gjithë potencialit tonë të brendshëm.

Arketipet te çdo burrë

Arketipet te çdo burrë

Një analiste jungiane, Dr. Bolen prezanton modelet tona të brendshme në formën e tetë hyjnive arketipikë. Nga hyjnitë autoritarë, që kërkojnë pushtet (Zeusi, Poseidoni) te hyjnitë e kreativitetit (Apolloni, Hefesti) dhe te sensuali Dionisi, Dr. Bolen u tregon burrave si të identifikojnë modelet që udhëheqin jetën e tyre, si të vendosin se cilët të kultivojnë dhe cilët të tejkalojnë, dhe si të shfrytëzojnë fuqinë e këtyre arketipeve të përjetshme për të pasuruar dhe forcuar jetën e tyre. Ajo thekson rëndësinë e kuptimit të cilëve hyjni do t'iu tërheqin dhe cilët janë të papajtueshëm me pritshmëritë tuaja, zbulon origjinat e marrëdhënies shpesh here të vështirë baba-bir dhe eksploron konfliktin e thellë të shoqërisë mes sjelljes përkujdesëse dhe nevojës për të nxitur mashkullaritetin. Te libri “Arketipet te çdo burrë”, Dr. Bolen na paraqet një psikologji mashkullore të përkëdhelur dhe të qartë që do t'i ndihmojë të gjithë burrat dhe gratë të kuptojnë më mirë veten e tyre dhe marrëdhëniet e tyre me baballarët, djemtë, vëllezërit dhe të dashurit e tyre.

Të njohësh vetveten

Të njohësh vetveten

Teksti në përpunim...

Dritë në Udhë

Dritë në Udhë

‘’Dritë në Udhë’’ është një doktrinë shpirtërore e frymëzuar, që sjell brenda saj mesazhe për secilin njeri, pavarësisht nivelit që ka përshkuar Udhën. Ky tekst dinamik por edhe i ngrohtë shpalos Diturinë prehistorike nëpërmes analizave të qarta të urdhëresa bazore shpirtërore që udhëheqin nga Zgjimi drejt Ndriçimit. Është me të vërtetë një ndihmesë e çmuar, si për fillestarin në Udhën e rritjes shpirtërore, ashtu për atë që ka përparuar në kërkimin e sinqertë të së Vërtetës.

Në Këmbët e Mësuesit

Në Këmbët e Mësuesit

''Në këmbët e Mësuesit'' është një libër i vogël por me një vlerë të jashtëzakonshme. Është libri i parë i shkruajtur nga Krishnamurti me emrin ''Alkyon'', i botuar për herë të parë në vitin 1910. Përmban mësimet esoterike që vetë autori mori nga Mësuesi i tij shpirtëror mbi rrugën e vetënjohjes dhe vetëpërmirësimit real. Bëhet fjalë për hapat e vërtetë në lartësimin shpirtëror por të sjellura me fjalë të thjeshta që i dedikohen të gjithë atyre që zemra e tyre është e etur për diturinë universale.

Libri i Kavalierizmit

Libri i Kavalierizmit

''Kur mirësia, besnikëria, ndershmëria, drejtësia dhe e vërteta nisën të zhdukeshin, atëherë filloi të mbretëronte mizoria, padrejtësia, tradhtia dhe gënjeshtra, atëherë u shfaq Kavalierizmi.'' Arketipi i Kavalierit (Kalorësit fisnik) haset tek çdo shoqëri që ka tradita heroizmash si Samurajtë në Japoni, Ksatrijat në Indi, Akili në Greqi, Shën Gjergji në Krishtërim, Mbreti Artur në Bretani, pasi njeriu tërhiqet nga madhështia, lavdia dhe misteri. Kavalieri ka qenë gjithmonë mbrojtësi i vlerave bazore të besnikërisë, drejtësisë, së vërtetës. Zotëron virtyte personale si devotshmëri, maturi, kultivim, fuqi fizike dhe me këto virtyte mbron totalin. Kombinon Idealin luftarak me superioritetin psikik dhe shpirtëror. Libri i Kavalierizmit është një tekst klasik europian që kombinon të gjitha të mësipërmet. Autori i tij është një mistik, intelektual, kavalier, vetmitar dhe udhëtar. Është personazhi më i rëndësishëm i historisë kulturore të Katalunjës që luajti një rol të ngjashëm me atë të Dantes

Ankor

Ankor

Të gjithë kemi dëgjuar për Egjiptin e lashtë dhe mahnitemi nga monumentet, tempujt, dijet dhe misticizmi i tij. Por si u bë aq madhështor Egjipti? Nga erdhën dijet brendësore, të cilat as sot nuk mund t’i kuptojmë? Cila ishte lidhja e Egjiptit me Atlantidën? Autori i Librit, nëpërmes Ankorit, Princit dhe filozofit protagonist të kësaj historie, na vendos në Poseidoni në pjesën e fundit të papërmbytur të Kontinentit Atlantik. Aty ku një djalosh po përgatitet për tu takuar me fatin e tij, aty ku misioni i shenjtë i zhvendosjes së Mistereve të Atlantidës po përgatitet për të krijuar dhe lartësuar atë qytetërim që sot njohim si Egjipti. Aventura zhvillohet para 11.500 vitesh. Pa dyshim, historia herë pas herë shpaloset brenda vetë lexuesit, pasi pyetjet që shtrohen na bëjnë të gjithëve të reflektojmë. Po, të gjithë mbajmë brenda zemrës tonë një Ankor, një njeri që do të kuptojë arsyen se përse ka lindur dhe përse ka ardhur në këtë botë... dhe ky roman do ndihmojë jo pak njerëz që të mund ta zbulojnë atë.

Dijet e të Lashtëve

Dijet e të Lashtëve

Teksti në përpunim...

Qeni Moasi

Qeni Moasi

Një roman i bukur dhe romantik me qasje filozofike dhe socialpolitike. Kjo është historia e Moasit, një qeni në pamje të parë, por që bëhet njeri dhe shkon për të jetuar midis njerëzve. Moasi udhëton nëpër botë, vjen në kontakt me kultura të ndryshme dhe i respekton ato duke i vëzhguar nga këndvështrimi i tij i pastër dhe hetues. Tregimi në vetën e parë paraqet përshtypjet e Moasit, reflektimet dhe pyetjet e tij, ndërsa përpiqet të kuptojë njerëzit dhe paradokset e tyre. Ai është i mahnitur me bukuritë e botës, por edhe me inkoherencën e njerëzve: nga njëra anë përballet me thellësinë e natyrës, por nga ana tjetër edhe me iluzionin që pamjet e jashtëme mund të shkaktojnë. Vepra gjithashtu na udhëheq të vëzhgojmë dhe të reflektojmë mbi veten tonë, mbi botën dhe ngjarjet, duke na treguar idealizmin e një "qeni-njeri", të çliruar nga paragjykimet dhe të mbushur me inteligjencë dhe ndjeshmëri.

Templarët

Templarët

Non nobis, domine, non nobis, sed nomini tuo da gloriam “Jo për ne o Zot, jo për ne, por për lavdinë e emrit tënd.” Libri ‘TEMPLARËT, Ideali Sekret i tyre’ u shkruajt nga autoria Delia Steinberg Guzman si një këmbanë që do të risillte edhe njëherë në kujtesën e njeriut, historinë dhe veprat e Templarëve. Templarët janë studiuar shumë dhe ekzistojnë botime të ndryshme që flasin për ta, por kontakti real me atë çfarë përfaqësonin i mbetet lexuesit, zemra e të cilit duhet të ndërmarrë një aventurë tek gjithçka që fle brenda këtij libri. Templarët i ofruan njerëzimit një shembull në shumë drejtime, por gjëja më kryesore që i kujtuan dhe i mësuan është nevoja për t’u bashkuar, për të pasur një synim të përbashkët, një ide dhe një ideal, gjë të cilën nuk e nisën Templarët dhe as nuk ka përfunduar me zhdukjen e tyre. Ky libër na kujton se shpirti ka nevojë për lavdi dhe ushqehet prej saj, ashtu sikurse bimët kanë nevojë për dritë dhe trupat për ushqim.

Tebas

Tebas

Teksti në përpunim...

Heroi i Përditshmërisë

Heroi i Përditshmërisë

Teksti në përpunim...

Alkimisti

Alkimisti

Teksti në përpunim...

Filozofia si Mënyrë Jetese

Filozofia si Mënyrë Jetese

Teksti në përpunim...

Filozofi Përmes Lentës

Filozofi Përmes Lentës

Teksti në përpunim...

Elementarët

Elementarët

Një pjesë e rëndësishme e traditës popullore të çdo shteti i referohet disa ‘’qenieve misterioze të Tokës, Ujit, Ajrit dhe Zjarrit. Breza të tërë janë rritur duke dëgjuar histori për këto qenie të mrekullueshme. Mijra njerëz të dlirë kanë folur me ta, u takuan me to nëpër pyje dhe burime, i ëndërruan. A mund të jetë një fantazi që ndanë kaq shumë njerëz, për kaq shumë vite apo thjesht kemi të bëjmë me një realitet të ndryshëm nga ai që jemi mësuar? Tek ky libër bëhet një përpjekje që të vijmë në kontakt më këtë botë të padukshme që rrezikon të humbet, jo sepse ajo nuk ekziston, por se gjithmonë e më tepër po zvogëlohet numri i zemrave njerëzore që mund të kontaktojë dhe të ketë dijeni mbi ekzistencën e tyre. Le të bëjmë sëbashku një përpjekje për ta hapur këtë derë magjike që na e fsheh, që të mund të futet dritë tek cepat e errët të pyjeve, aty ku këto qenie pëshpërisin sekretet e tyre atyre veshëve që janë të afta të dëgjojnë. Ka nevojë për guxim që të mund ta hapësh këtë portë, portën e shpirtit tënd. Nevojitet kurajë që të mund të lësh mënjanë realitetin e përditshëm, logjik dhe të bësh një hap që do të të sjellë më afër të panjohurës.

Karma

Karma

Teksti në përpunim...

Darma

Darma

Teksti në përpunim...

Parimet e Filozofisë

Parimet e Filozofisë

Dekarti ishte një simbol i revolucionit të cilit mund të krijojë fuqia e mendjes. Veprën e tij ndërkaq, e njohim shumë pak. Libri i tij ‘’Parimet e Filozofisë’’, i shkruajtur pas librit “Reflektime Metafizike”, është i vetmi libër në të cilin Dekarti përmbledh filozofinë e tij dhe ndihmon lexuesin të studiojë rolin e parimeve të tija të famshme metafizike në fizikë, teorinë e tij për sjelljen e trupave në këtë botë. Tek kjo vepër jepet në mënyrë sistematike një seri termash leximi dhe reflektimi të realitetit nëpërmes prizmit të shkencës së re të themeluar filozofikisht. Pavarësisht se libri ‘’Parimet e Filozofisë’’ destinohej si manual didaktik, e gjeti veten në katalogun e librave të ndaluar. Por kjo gjë nuk e pengoi aspak përhapjen dhe ndikimin e tij në krijimin e argumentave të rinj nga Spinoza, Malbransi, Njutoni dhe të tjerë.

Arketipet te çdo grua

Arketipet te çdo grua

Përse disa femra e konsiderojnë jashtëzakonisht të rëndësishme martesën dhe fëmijët, ndërsa të tjera vënë si prioritetin e tyre pavarësinë dhe arritjen e objektivave të tyre profesionalë? Përse nën disa rrethana një femër mund të jetë ekstroverte, profesioniste logjike që u jep rëndësi të madhe detajeve, ndërsa nën rrethana të tjera shndërrohet në një nikoqire introverte? Sa më e ndërlikuar të jetë një femër, aq më e mundshme është të jenë aktivizuar brenda saj karakteristika të shumë perëndeshave. Kjo femër, ftohet të vendosë se arketipin e cilës perëndeshë do të kultivojë dhe cilin do të kufizojë, në mënyrë që të zhvillohet personaliteti i saj. Libri që mbani në duart tuaja do t’iu ndihmojë që ta arrini këtë. Mitet janë histori shumë tërheqëse që bëhen akoma edhe më interesante kur perceptojmë se si mund të zbulojmë të vërteta më të thella mbi veten tonë dhe njerëzit përreth. Doktoresha e Shkollës Jungiane, Jean Shinoda Bolen i rijep jetë panteonit grek duke sjellë në dritë natyrën ezoterike dhe arketipike të tij dhe duke pasqyruar fuqinë e mitit në jetën tonë personale. Nga momenti që do të kuptojmë ecurinë natyrale nga miti te arketipi dhe nga aty tek psikologjia individuale, do të kuptojmë anët negative dhe pozitive të një femre që lidhen me karakteristikat e një perëndeshe të caktuar që mbizotëron tek bota e saj psikologjike. Kështu do të arrijmë një vetënjohje më të madhe, por edhe një mundësi më të madhe zhvillimi personal.

Traktat mbi Dinjitetin Njerëzor

Traktat mbi Dinjitetin Njerëzor

Traktat mbi Dinjitetin Njerëzor është një diskurs i famshëm i shkruar në vitin 1486 nga Piko della Mirandola, një studiues dhe filozof italian i epokës së Rilindjes. Ai mbeti i pabotuar deri në vitin 1496. Ky libër i Mirandolës është cilësuar si "Manifesti i Rilindjes". Në qendrën e filozofisë së tij gjendet njeriu, meqënëse fuqia hyjnore e ka dhuntuar me këtë dëshirë të cilën mund ta administrojë ashtu sikurse do, duke e bërë njeriun ‘’krijues të vetvetes’’. Pikërisht te kjo "fuqi e vullnetit", dëshira për të fituar "njohjen e vetvetes", Mirandola takohet me të mençurit lindorë dhe grekë ashtu si edhe me Kabalën Hebraike, mendimin arab, shkrimtarët dhe skolastikët e krishterë. Mos ndoshta bëhet fjalë për një globalizëm pa kufinj? Jo. Bëhet fjalë për intelektin e njeriut, i cili kur aktivizohet, njëhsohet me dijet e të gjithë botës. Piko della Mirandola fton, atëherë ashtu sikurse edhe sot, njeriun dinjitoz, gjurmuesin e së vërtetës, duke i ofruar një prej monumenteve më të ndershme të filozofisë morale të Rilindjes Italiane. Një libër i ndaluar i epokës së Rilindjes, ku njeriu si ‘’krijues i vetvetes’’ rifiton dinjitetin e tij, tërësisht një temë aktuale për njeriun e shekullit të 21.

Zëri i Heshtjes

Zëri i Heshtjes

Ky libër i referohet doktrinave ezoterike që janë marrë nga ''Libri i Rregullave të Artë'' , i cili është pjesë nga ''Stantzat e Dzyanëve'', që konsiderohet si libri më i lashtë i botës. Përmban 3 pjesë dhe i referohet Ndriçimit, ciklit të mishërimeve dhe Çlirimit të njeriut. Udha e vështirë që udhëheq tek këto tre nivele, dallueshmëria midis iluzionit dhe realitetit, midis të dukshmes dhe të padukshmes dhe esenca e të gjithave, sakrifica për bashkënjerëzit, janë të vërtetat e mëdha që sipas H.P. Blavatskit ju dhanë njerëzve nga Gjarpërinjtë e Mëdhenj të parë (emër i lashtë i Initacionantëve, Mësuesve të Njerëzimit).

Mbi Magjinë

Mbi Magjinë

Ashtu sikurse përdoret midis filozofëve, termi “magjistar’’ përcakton njeriun tek i cili kombinohen dija dhe fuqia për veprimin aktiv’’. Libri “Mbi Magjinë’’ u gjet pa titull dhe u botua për herë të parë vetëm në shekullin e 19, vulos veprën kaq të pasur të filozofit mahnitës së Rilindjes, Giordano Bruno. Tematologjia e këtij libri rrotullohet përreth interesit të vazhdueshëm të filozofit mbi dijet e epokës së tij: figurave mnimoteknike, mitologjike dhe formave zodiakale, gjuhët simbolike dhe misterioze dhe nuk përbën aspak një manual me udhëzime apo receta yshtjeje. Ajo që e mahnit Brunon tek energjitë magjike, ndikimet okulte dhe lidhjet që ato krijojnë, nuk është vetëm për rezultatin në vetvete se sa si arsye se përbëjnë një vërtetim të një vazhdimësie shpirtërore të Universit. Me pak fjalë, magjia nuk i intereson për atë që lejon por për atë që presupozon. Kushdo që e njeh këtë vazhdimësi të patretshme të Shpirtit dhe di të lidhet me trupin me një lloj shkakësie, do të gjejë këtu një parim të çmuar si për ta përdorur, si për të studiuar natyrën me mënyrën më të vërtetë.

Meditime mbi filozofinë e parë

Meditime mbi filozofinë e parë

Meditim mbi Filozofinë e Parë është një traktat filozofik nga Rene Dekart i botuar në latinisht në 1641. Libri është i përbërë nga gjashtë meditime, në të cilat Dekarti së pari hedh poshtë të gjitha besimet në gjëra që nuk janë absolutisht të sigurta dhe më pas përpiqet të vendosë atë që mund të dihet me siguri. Ai shkroi këto meditime sikur të kishte medituar për gjashtë ditë: çdo meditim i referohet të fundit si "dje". Libri konsiston në paraqitjen e një sistemi metafizik të Dekartit në nivelin më të detajuar dhe në zgjerimin e sistemit të tij filozofik, i paraqitur së pari në pjesën e katërt të Diskurs mbi Metodën. Ashtu si Galileu, ai u përpoq të përmbyste atë që e cilësonte si paragjykim 2000 vjeçar të injektuar në traditën perëndimore nga Aristoteli. “Meditimet” është një nga tekstet filozofike më me influencë të shkruar ndonjëherë, duke u lexuar dhe studiuar gjerësisht edhe në ditët e sotme.

Natyra

Natyra

“Natyra” e Emersonit është një vepër klasike dhe e sinqertë. Shkrimtari rrëfehet, shtron eksperiencat dhe mendimet e tij, deklaron rolin zanafillas të Natyrës në jetën e njeriut. Ky libër me idetë e tija direkte, shfaq llahtarën e njeriut për shpengim nëpërmes procesit dhe teorisë së transhendencializmit. Funksionet dhe dobishmëria e Natyrës, perceptimet mbi të –që nga idealizmi e deri tek admirimi për bukurinë- përbëjnë idetë bazore të kësaj vepre klasike.

Tragjedia

Tragjedia

Ekzistenca e Tragjedisë, Teatrit të Mistereve në Qytetërimet e Lashta Initacionuese të karakterit tradicional është përtej çdo dyshimi. Ritualet e lashta initacionuese ishin në një farë mënyre shfaqje me një karakter teatral, ku synimi i tyre ishte njëhsimi i vetëdijes njerëzore me Fuqitë Hyjnore nëpërmes imitimit teatral të ngjarjeve zanafillase te Miteve. Qytetërimi Klasik Grek është i pari Qytetërim ku këto shfaqje fitojnë një rol popullarizues, me formën zyrtare të TRAGJEDISË. Ishte pikërisht Teatri, guri i parë i urës që do të bashkonte Dijet ezoterike të Mistereve me popullin, në një përpjekje për lartësimin shpirtëror. Shkrimtari, njohës i thellë i Ezoterizmit tradicional, na fut në botën e kësaj aventure të mrekullueshme, duke na zbuluar simbolikat brendësore, thellësitë psikologjike dhe filozofike të këtij Teatri Misterioz. Tragjedia, me përfaqsuesin e saj kryesor, Initacionantin Eskil, akoma edhe sot na mahnit me aktualitetin e saj të pakohshëm, e gjallë dhe e aftë që t'i transmetojë çdo populli dhe çdo epoke historike të vërteta të përjetshme mbi Fuqitë Superiore dhe Ligjet e Padukshme që komandojnë natyrën njerëzore, botën, jetën dhe zhvillimin.

Lojrat e Majas

Lojrat e Majas

Njeriu në të gjitha kohrat ka qenë kureshtar për natyrën dhe për veten e tij. Pyetje si: kush jam, nga vij, në cilin drejtim po shkoj, përse lindim, përse vuajmë, gëzohemi apo shqetësohemi? Çfarë është jeta, vdekja, vetmia, ndjenjat, mendimet, Intuita apo Vullneti? Rëndësia e familjes, dashurisë, shoqërisë? Cili është roli i edukimit, politikës, filozofisë dhe fesë në jetën e njeriut? Cila është dobishmëria e drejtësisë dhe bukurisë në fisnikërimin e ekzistencës njerëzore? Kështu me fjalë të thjeshta dhe të kuptueshme nga çdo lexues, autorja na ndihmon ta shohim jetën jo si armike, por si aleate për rritjen dhe pjekurinë tonë. Me këtë libër lexuesi mëson të ''luajë me jetën'' pa stërmundime por të mundohet ta kuptojë atë dhe të sillet sipas rregullave që Natyra tashmë ka vendosur. Meqënëse Jeta është Shkolla e madhe e njeriut dhe për këtë ai duhet të mësojë të sillet si një nxënës shembullor i saj në mënyrë që jo thjesht të mbijetojë por të mund të jetojë një jetë me kuptim dhe të mbushur me përjetime që janë si ato margaritarët që përbëjnë kurorën mbretërore, simbol i një jete të jetuar në maksimum. *Maja është një Perëndeshë e lashtë lindore që personifikon Iluzionin.

Pllakat e Smeraldta

Pllakat e Smeraldta

Miti na thotë se Thot Atlantidasi, një Mbret-Klerik i Atlantidës mitike, ishte ai që themeloi koloninë e parë të kontinentit të përmbytur në tokën e KEM, në Egjiptin e sotëm, dhe e qeverisi atë për 16.000 vite, duke tejkaluar vdekjen fizike. Mençuria dhe fama e tij e madhe u përhap përtej kontinentit afrikan, deri në Amerikën Jugore dhe Qendrore. Kur erdhi koha për të lënë Egjiptin, ndërtoi Piramidën e Madhe (të gabimishtquajtur të Keopsit), mbi hyrjen e Sallave të Mëdha të Amenti-t. Aty vendosi arkivat e tij dhe caktoi rojtarë të sekreteve, individët më të zhvilluar të popullit të tij. Pasardhësit e rojtarëve u bënë Klerikët e Piramidës, ndërsa Thot-i u hyjnizua nga ata që jetuan epokat e errëta që e pasuan atë. Thuhet se në mishërimin e tij të fundit u njoh si Hermes Tremadhështori, kështu që la tekstet e tij që sot njihen si “Pllakat e Smeraldta”. Tek ky libër gjendet përmbajtja e 15 Pllakave që kanë ekzistuar tek Piramida e Madhe dhe që ruheshin nga klerikët egjiptianë. Studimi i tyre do tu ofrojë shkëndija bukurie dhe diturie atyre që kërkojnë dritën e së vërtetës, ashtu sikurse paraqitet tek materiali mitologjik i të gjithë njerëzimit, në të gjithë cepat e planetit tonë. Sikurse thotë edhe vetë libri: “Këto pllaka duhet të lexohen, jo vetëm një herë, por qindra herë, pasi vetëm kështu mund të zbulohet rëndësia e tyre e vërtetë”.

Letra Nxënësve

Letra Nxënësve

"Përtej studimit dhe përvojës, gjenden aftësitë e brendshme të shpirtit dhe këto duhet të japin sigurinë përfundimtare mbi bindjet tona. Prandaj, nëse jetojmë thjesht dhe me mençuri, duke kërkuar së pari përmirësimin e jetës sonë të brendshme, duke ruajtur një zemër dhe mendje të hapur, do të udhëhiqemi dhe drejtohemi sipas nevojave dhe të kuptuarit tonë. Çdo person duhet të zbulojë filozofinë e tij të jetës dhe nuk është e drejtë t'u imponojmë kodet tona të tjerëve. Megjithatë, është gjithashtu përgjegjësia jonë që të ndajmë me njëri-tjetrin përvoja të tilla, që mund të kenë vlerë të përbashkët. Ne dëshirojmë, pra, jo të konvertojmë, as të bindim, por të ftojmë një ndarje të tillë me shpresën e sinqertë se do të arrihet ndonjë e mirë reciproke."

Dhammapada

Dhammapada

"Dhammapada" është një përmbledhje e aforizmave që ilustrojnë mësimet morale të Budës - rrugën shpirtërore drejt së vërtetës supreme. Me siguri të përpiluara në shekullin e tretë pes, versionet janë rregulluar sipas temës, duke përfshirë ide të tilla si vetë-posedimi, e mira dhe e keqja, vigjilentja dhe qëndrueshmëria. Së bashku ata përshkruajnë se si një individ mund të arrijë ndriçimin e Nirvana, qëllimi suprem i Budizmit. Rruga për në Nirvana, siç ilustrohet në "Dhammapada", është e ngushtë dhe e vështirë për të negociuar, por shpërblimi i jetës së përjetshme i jep shpresë dhe vendosmëri udhëtarit.

Shporta juaj


Totali: 0 Lekë