ASAMBLEJA NDËRKOMBËTARE


                                                    

        


Organizmi Ndërkombëtar ''Akropoli i Ri'' ka realizuar Asamblenë e tij Vjetore në qytetin e Zagrebit (Kroaci). 250 Delegatët e 60 shteteve pjesëmarrëse kanë paraqitur aktivitetet e ONAR (Organizmi Ndërkombëtar Akropoli i Ri) në sektorët e tij të ndryshëm: Filozofi, Kulturë dhe Vullnetarizëm dhe kanë koordinuar programet e reja për vitin në vijim.

Marrëveshjet e Asamblesë janë pranuar në një unanimitet që tregon vendosmërinë e Organizmit për të realizuar aktivitete që ndihmojnë në përmirësimin e individëve dhe shoqërive nëpërmes edukimit filozofik dhe angazhimit për të vazhduar programet e tij në favor të Ambientit dhe aktiviteteve sociale.

Rezumeja Vjetore që ka paraqitur Drejtoria e ONAR ka shfaqur një rritje në fushat e veprimit në të gjithë botën. Gjithashtu janë hapur delegacione të reja në Bjellrusi, Shqipëri, Korenë e Jugut dhe Bosnie Hercegovinë.