Presidente Nderi


Biografia e DELIA STEINBERG GUZMAN, Presidente Nderi e Organizmit Ndёrkombёtar Akropoli i Ri.

Lindi nё Buenos Aires tё Argjentinёs nё vitin 1943. Nё vitin 1974 shpёrngulet nё Spanjё ku jeton deri mё sot.

Studime dhe diploma

Mёson piano qё nga mosha e saj fёminore dhe nё moshёn 17 vjeçare merr titullin e Profesores sё Pianos dhe Kompozimit nga Konservatori Kombёtar i Muzikёs sё Buenos Airesit. Perfeksionon studimet e saja tё pianos afёr pianistes Argjentinase Flora Nudelman dhe Maestros Rus Hubert Brandenburg. Diplomohet nga Shkolla Filozofike e Universitetit tё Buenos Airesit.

Interesimi i saj pёr anёn praktike tё studimeve kulturore dhe edukuese e nxitёn tё vijojё studimet nё Arkeologji, Histori, Historinё e Muzikёs, Mjekёsinё Bioenergjike, ashtu si edhe nё format e mjekёsisё alternative.

EDUKIMI MUZIKOR

Shfaqja e saj e parё pёrpara publikut u realizua nё moshёn 10 vjeçare. Qё atёherё ftohej shpesh pёr tё luajtur nё rrethet e njohura artistike tё Buenos Airesit, si nga Shoqata Kristiane e tё Rinjve, Solistёt e rinj Argjentinas, Ateneumi i Kulturёs Artistike, Vlerat e Reja Muzikore, Shoqata e Harmonisё, sekretaria e pёrgjithshme e Kulturёs dhe Ministria e Arsimit tё Argjentinёs, Promovimet Muzikore dhe shoqata tё tjera zyrtare dhe private.

Ka dhёnё shumё koncerte nё salla tё ndryshme dhe ka marrё pjesё nё emisione tё shumta radiofonike dhe televizive, si nё Argjentinё ashtu si dhe nё shtete tё tjera tё Amerikёs, duke marrё kritika tё shkёlqyera nga mediat Argjentinase dhe tё shteteve tё tjera ku ёshtё ftuar pёr recitale pianoje. Pёr pёrvjetorin e 30 tё vdekjes sё Maurice Ravel, mori pjesё bashke me artistё dhe gazetarё tё tjerё nё njё koncert nderues nё " Centro Argentino de Ingenieros", me 7 Korrik tё vitit 1967.

Nё pёrpjekjen e saj pёr promovimin dhe zhvillimin e studimeve muzikore nё nivel ndёrkombёtar, themeloi nё vitin 1988 Institutin e Muzikёs "Tristan" tek i cili jep mёsime pianoje dhe vetё. Instituti "Tristan" sot funksionon nё Spanjё, Brazil, Francё, Izral dhe nё Gjermani me njё larmishmёri aktivitetesh tё rёndёsishme. Njёkohёsisht organizom mёsime dёgjime muzike nё Spanjё, ndёr tё cilat u realizuan dedikime tё veçanta totalit tё veprave tё J.S. Bach, W.A. Mozart, R.Wagner, F.Chopin dhe R.Schuman.

Pёr promovimin e vlerave tё reja nё studimet muzikore, krijoi nё vitin 1975 Konkursin Ndёrkombёtar tё Pianos qё mban emrin e saj, ndёrsa ajo vetё merr pjesё tek Juria e kёtij konkursi, nёpёrmes tё cilit promovohet zhvillimi artistik i shumё muzikantёve tё rinj profesionistё. Nё Konkursin Ndёrkombёtar tё Pianos «Delia Steinberg», i cili realizohet çdo vit nё Madrid (Spanjё) marrin pjesё pianistё profesionistё nga e gjithё bota.

Vepra pedagogjike dhe edukative

Nё vitin 1966 fillon tё ndjekё programin e plotё tё studimeve tё Shkollёs Filozofike tё Organizmit Ndёrkombёtar Akropoli i Ri, nёn drejtimin e themeluesit tё Organizmit, profesorit Jorge Angel Livraga. Qё atёherё fillon bashkёpunimi i saj me kёtё Organizёm ku dhe bёhet profesore nё lёndёt e Historisё se Filozofisё, Filozofisё Morale, Simbolologjisё, Historisё sё Feve, Filozofisё sё Lindjes, Psikologjisё, Estetikёs Metafizike dhe Oratorisё. Pёr lёndёt e mёsipёrme shkruan dhe leksionet pёrkatёse.

Ka dhёnё njё seri tё madhe mёsimesh dhe Kursesh. Ka realizuar konferenca nё shumё shtete Europiane, Amerikane dhe Aziatike mbi tema si: "Studimi krahasues i qytetёrimeve tё lashta", "Dhimbja dhe shkaqet e saj", "Traditat brendёsore pёr prejardhjen e njeriut dhe tё Universit", "Çelёsat e Astrologjisё", "Filozofi pёr jetёn", "Dёshpёrimi i rinisё", "Astrologjia dhe Psikologjia", "Egjipti: mendimi, jeta dhe feja", "Rruga initacionuese e Santiagos", "Testamenti i Tempullarёve", "Bukuria Metafizike e femrёs", "Tradita dhe koha", "Terapia nёpёrmes muzikёs", "Terapia nёpёrmes ngjyrave", etj.

Qё nga viti 1977 dhe pёr 25 vite me radhё, themelon nё Spanjё njё Konkurs Pёrrallash tё nivelit Ndёrkombёtar, duke marrё pjese si anёtare e Jurisё bashkё me personalitete tё afirmuara tё kёtij stili letrar. Qё nga viti 1972 e deri nё vitin 1991 kryen detyrёn e Drejtoreshёs sё Organizmit Akropoli i Ri nё Spanjё. Nё kёtё periudhё aktivitetet kulturore u pёrhapёn nё mё tepёr se 30 qytete nё tё gjithё shtetin.

Pёrgjatё tё gjithё atyre viteve promovoi aktivitete pedagogjike dhe edukative nё sektorё si:

  • Kampingje dhe ekskursione pёr fёmijё dhe adoleshentё, me larmishmёri aktivitetesh

  • Seminare Terapie Mjekёsore tё nivelit tё lartё me programe kёrkimore mbi Akupunkturёn, terapinё me lazёr, Homepatinё, Magnetoterapinё, Bioenergjinё.

  • Seminare edukimi vullnetarёsh, me pjesёmarrje aktive nё programet ekologjike, ndihmёs sociale, ndihmёs ndaj aksidenteve dhe fatkeqsive natyrale, ndihmёs ndaj qendrave tё kurimit tё kafshёve. Tё gjitha tё mёsipёrmet me njё njohje nё nivel kombёtar dhe ndёrkombёtar.

Nga viti 1975 dhe deri nё vitin 1991, gjithashtu ka kryer detyrёn e Kordinatores sё aktiviteteve tё Akropolit tё Ri nё tё gjithё Europёn. Qё nga viti 1991, pas vdekjes sё themeluesit tё Akropolit tё Ri, profesor Jorge Angel Livraga, u zgjodh Presidente e Organizmit Ndёrkombёtar deri në vitin 2020, duke vijuar kordinimin e veprёs kulturore dhe filozofike tё Akropolit tё Ri nё tё gjitha shtetet ku gjendet.

Publikime:

Ka realizuar njё numёr tё madh publikimesh nёpёr revista tё ndryshme, me tema filozofie, muzike, Historie dhe Kulture.

Qё nga viti 1972 drejton nё Spanjё revistёn " Cuadernos de Cultura”, revistё e cila pёrveç tё tjerave, mban faqe tё dedikuara promovimit tё mendimit filozofik nё aktivitetet e pёrditshme si: "Midis nesh", "Nё fundin e Ditёs", "Diçka pёr tё rrёfyer", "Na pyesni".

Qё nga viti 2000 drejton gjithashtu revistёn kulturore "Sfinksi", qё ka njё qarkullim shumё tё madh nё Spanjё dhe nё Amerikёn Latine.

Libra dhe botime

Midis librave qё ka botuar mё tё rёndёsishmit janё:

"Lojrat e Majas" (Madrid, botimi 1, 1980, botimi 2, 1982)

"Mё thanё se.." (Madrid 1984)

"Sot pashё..." (Madrid 1983)

"Jeta pas vdekjes" (Madrid 2002)

"Heroi i pёrditshmёrisё" (Madrid, botimi 1, 1996, botimi 2, 2002)

"Dashuri Platonike, dashuri trupore" (Lima 1998)

"Çfarё beson pёr rimishёrimin?" (Lima 1999)

"Arsye qё ta shohёsh jetёn me optimizёm" (Lima 1999)

"Arti i tё diturit pёr tё zgjedhur" (Lima 2002)

"Bukuria metafizike e femrёs" (Madrid 2002)

"Karakteri sipas yjeve" (Madrid 2002)

"Esoterizёm praktik" (Madrid 2002)

"Filozofi pёr tё jetuar" (Madrid 2005)

"Çfarё tё bёjmё pёr zemrёn dhe pёr mendjen" (Madrid 2005)

"A jemi me tё vёrtetё tё lirё?" (Lima 2005)

"Mendime" (Lima 2007)

Librat e saj janё botuar nё shqip, spanjisht, frёngjisht, anglisht, gjermanisht, çekisht, portugisht, turqisht, rusisht, greqisht dhe nё gjuhё tё tjera.

Qё nga viti 1995 deri në vitin 2020, ishte kryeredaktorja e revistёs "Rezumeja Vjetore e Organizmit Ndёrkombёtar Akropoli i Ri", revistё nё tё cilёn pasqyrohen aktivitetet mё tё rёndёsishme tё Organizmit tonё nё mbi 60 shtetet ku marrim pjesё dhe ku realizohet vepra jonё sociale me tema kulture, ekologjie, muzike, mjekёsie, artesh marciale dhe çёshtjesh sociale. Rezumeja Vjetore botohet nё Anglisht dhe nё Spanjisht dhe qarkullon nё tё gjitha qendrat kulturore tonat nё tё gjithё botёn.

Vlerёsime

Pёr veprёn e saj si Drejtoreshё e Akropolit tё Ri, nё vitin 1980 ju dha nga Shoqёria Akademike e Edukimit dhe Promovimit –e njohur zyrtarisht nga Akademia Franceze- Grada e Argjendtё pёr Artet, Shkencat dhe Letrat.