Programi Mёsimor


Shkollë Filozofie në Mënyrën Klasike

Në zemrën e aktiviteteve të Akropolit të Ri gjendet Shkolla e Filozofisë, që ne e kuptojmë si mënyrë jetese, domethënë, si një mënyrë aksesi tek dijet shpirtërore dhe zhvillimi individual e kolektiv.

Shkolla e Filozofisë e A.R. frymëzohet nga traditat e fuqishme Platonike për të promovuar filozofinë si një model jete që bazohet tek dituria dhe zhvillimi i aftësive të çdo njeriu. Kjo Shkollë Filozofie ka një Program Studimor që është i njëjtë tek të gjitha shtetet dhe mësohet në nivele të njëpasnjëshme. Ai na sjell një version të përditësuar të diturisë tradicionale të Lindjes dhe Perëndimit që, në përputhje me humanizmin klasik, kombinon studimin e shkencave, arteve, feve dhe filozofive në një mënyrë krahasuese.

Niveli i Parë

Organizmi Ndwrkombwtar Akropoli i Ri (O.N.A.R.) ofron programin e saj të Hyrjes në Filozofi përmes mësimesh që kanë si synim përhapjen e njohurive rreth Shkollave më të mëdha të filozofisë. Me theksin tek zbatimi praktik i këtyre mësimeve, synon të prezantojë një qasje të re, që integron mendimin Lindor dhe Perëndimor, të gjithë Qytetërimet e botës dhe promovon një përkushtim shoqëror ndaj vetë kohrave tona.

Hyrje në Filozofinë krahasuese të Lindjes dhe Perëndimit

  1. Filozofia e Natyrës. Të mësuarit e artit të jetesës.

  2. Njeriu dhe Universi. Shtatë parimet e Natyrës.

  3. Dituria e Indisë së Lashtë. Bhagavad-Gita: zgjimi i vetëdijes dhe beteja brendësore.

  4. Mësime nga Tibeti. Tekstet e Lashta: “Zëri i Heshtjes” dhe “Libri i Perceptimeve të Arta”.

  5. Filozofia Budiste. Jeta dhe mësimet e Budës. Dhammapada.

  6. Dituria Kineze. Konfuci: etika dhe baza e rendit shoqëror. Lao Çe dhe arritja e harmonisë.

  7. Egjipti. Ide rreth jetës dhe jetës së përtejme. Tekste dhe mësime të Ptahotep, Ani, etj.

  8. Greqia, filozofët e mëdhenj.

    • Platoni: Drejtësia dhe liria. Miti i shpellës.

    • Aristoteli: Vlerat etike dhe kërkimi i lumturisë.

  9. Roma, filozofia Stoike.

    • Epikteti, Seneka, Mark Aureli. Guximi dhe fuqia përballë vështirësive. Liria brendësore dhe pushteti mbi veten.

  10. Shkolla Neoplatonike. Plotini. Tre qasjet ndaj diturisë: bukuria, muzika dhe filozofia.

  11. Njeriu dhe shoqëria. Faktorët që promovojnë harmoninë shoqërore.

  12. Njeriu dhe historia. Lashtësia e njerëzimit. Ciklet historike. Rinia brendësore. A mund ta ndryshojmë botën?

  13. Ushtrime psikologjie praktike. Vëmendja, kujtesa, imagjinata.

Mësime të përparuara

  • PSIKOLOGJI. Një sintezë diturie rreth psikologjisë së qytetërimeve të lashta dhe klasike, të përmbledhura nga spektri i gjerë i filozofisë. Si dashuri ndaj dijes, filozofia është marrë gjithmonë me dijet e njeriut.

  • DITURIA LINDORE DHE PERËNDIMORE (dy nivele). Përmbledhje temash që flasin rreth universit, jetës dhe njeriut, si qasje e traditave të mençura në Lindje dhe Perëndim, dhe implikimet e tyre për postulatat e shkencës bashkëkohore.

  • SIMBOLOGJIA E QYTETËRIMEVE. Studim krahasues dhe analizë e miteve dhe simboleve të qytetërimeve.

  • FILOZOFI DHE ETIKË PRAKTIKE. Një pasqyrë e shkollave më të mëdha të filozofisë morale të Lindjes dhe Perëndimit.

  • SOCIALPOLITIKË. Një qasje filozofike për përmirësimin e shoqërisë tonë.

  • ORATORI (dy nivele) Synimi ynë është që të risjellim artin e të folurit në publik – komunikim efikas përmes shprehjes verbale.

  • HISTORIA E FILOZOFISË (katër nivele). Një studim në thellësi i teorive filozofike përmes historisë, duke analizuar kontekstet dhe ndikimin e tyre.

  • HISTORIA E FEVE. Një studim krahasues i mesazheve teologjike të feve që në të gjitha epokat, kanë lartësuar vetëdijen e njerëzimit.

  • ANTROPOGJENEZË

  • KOZMOGJENEZË

  • ASTROLOGJI

  • FILOZOFIA E SHKENCËS

  • ESTETIKA METAFIZIKE

  • TEMA TË TJERA

Për këto studime, ONAR jep diplomat e mëposhtme:

  • "Diplomë për specializim në studimin krahasues të mendimit universal."

  • "Diplomë për Ekspert në Filozofinë e Lindjes dhe Perendimit" për program 750 orësh, i barabartë me 30 kredite.

  • "Diplomë Specialisti në Filozofinë e Lindjes dhe Perendimit" për program 750 orësh, i barabartë me 30 kredite.

  • "Diplomë Master në Filozofinë e Lindjes dhe Perendimit". Niveli 1 dhe Niveli 2. Për programe me një minimum prej 1,500 orësh, i barabartë me 60 kredite secili.