Themeluesi


Themelimi i Akropolit tё Ri

Qё nga krijimi i tij nё vitin 1957, Organizmi Ndёrkombёtar Kulturor dhe Filozofik ‘’Akropoli i Ri’’ ёshtё angazhuar me tё rinjtё, me qёllim njё edukim mё tё mirё filozofik tё pёrshtatur nё epokёn bashkёkohore dhe me njё pёrpjekje pёr tu integruar nё njё kuadёr tё pavarur kundrejt çdo ndikimi politik, social, ekonomik apo fetar.

Profesor Horhe Anhel Livraga Rizi (Jorge Angel Livraga Rizzi), qё e filloi kёtё program, mblodhi tё rinj, studentё me tё cilёt shumё shpejt u bashkuan personalitete tё botёs artistike dhe kulturore, pёrreth njё ideje dhe njё lёvizjeje qё pasuronte shpirtin dhe qё shkaktoi njё entuziazёm tё pёrgjithshёm. Akropoli i Ri njihet si njё Institucion jofitimprurёs nё Argjentinё, qё nga fillimet e viteve ’70, falё aktiviteteve Vullnetare dhe Kulturore. Nё kёtё periudhё fiton dhe njё dimension Ndёrkombёtar.

Sot Organizmi Ndёrkombёtar ‘’Akropoli i Ri’’ gjendet nё mbi 60 shtete dhe mbledh mbi 20.000 anёtarё aktivё, ashtu si dhe qindra mijra miq, tё cilёt shprehen nё mbi 20 gjuhё dhe qё pёrfaqsojnё njё gamё tё gjёrё prejardhjesh kombёtare, besimesh fetare, trashёgimish kulturore, duke pёrbёrё njё shembull tё mrekullueshёm mirёkuptimi dhe bashkёjetese sociale.

Themeluesi i Akropolit tё Ri

Horhe Anhel Livraga Rizi (Jorge Angel Livraga Rizzi), lindi nё Buenos Aires me 3 Shtator tё vitit 1930 dhe vdiq nё Madrid me 7 Tetor tё vitit 1991. Si e jёma ashtu dhe i ati kishin prejardhje italiane. Familjet e tyre emigruan nё Argjentinё nё fundin e shekullit tё 19. Falё kёsaj prejardhjeje kishte mundёsinё tё kishte dhe nёnshtetёsinё italiane.

Qё nё moshёn 15 vjeçare filloi tё interesohej mbi kuptimin e jetёs. Hyri nё kontakt mё grupe tё ndryshme filozofike dhe ju dedikua studimit tё Historisё sё Feve dhe Simbolologjisё, duke i kombinuar me studimet nё Mjekёsi nё Universitetin e Buenos Airesit. Paralelisht, interesimi i tij pёr Historinё, Arkeologjinё dhe Artin e nxiti t’i ndiqte kёto lёndё nё Universitetin e sipёrpёrmendur. U mor gjithashtu me poezinё ku mori nё vitin 1951 Çmimin Kombёtar tё Poezisё pёr librin e tij ‘’Lotusat’’.

Nё vitin 1957 boton revistёn ‘’Studime Teozofike’’, me qёllim pёr tu bёrё tё njohur studentёve tё universitetit raportet midis diturisё tradicionale dhe zbulimeve tё reja shkencore tё shekullit tё 20. Tё njёjtin vit dhe me mundёsinё e njё vizite nё Buenos Aires tё filozofit tё afirmuar, Sri Ram, dhe me nxitjen e atij vetё, e zgjeron kёtё vepёr me themelimin e ‘’Akropolit tё Ri’’, njё Organizёm me qёllim nxitjen e Filozofisё tek tё rinjtё, duke ndjekur modelin e Shkollave Klasike tё Filozofisё si ato Platonike dhe Eklektistike. ‘’Kuptuam qё njerёzimi zotёronte njё thesar tё jashtёzakonshёm Diturie, por qё mbetej i fshehur dhe i harruar, pa akses pёr rininё. Njё Dituri qё ofronte pёrgjigje nё lidhje me kuptimin e jetёs dhe mёnyrёn me tё cilёn mund tё pёrmirёsojmё shoqёrinё dhe botёn qё na rrethon’’, tha dikur.

Disa vite mё vonё kjo Lёvizje, qё kishte tendencё tё bёhej ndёrkombёtare, del pёr herё tё parё jashtё Argjentinёs dhe themelon njё filial nё Montevideo (Uruguaj). Ky hap i parё dhe tё tjerё tё ngjashёm qё vijuan menjёherё, sollёn Akropolin e Ri dhe nё shtete tё tjera tё Kontinentit Amerikan, si nё Meksikё, Peru, Kili, Venezuelё.

Nё vitin 1972 Livraga vendos tё zhvillojё aktivitetet e Akropolit tё Ri dhe nё Europё, fillimisht nё Spanjё, pastaj nё Francё dhe nё vijim nё Angli. Pёrhapja e Organizmit Ndёrkombёtar Akropoli i Ri nuk ka ndaluar qё nga ai moment dhe sot gjendet nё mbi 60 shtete tё Europёs, Amerikёs, Afrikёs dhe tё Azisё.

Mund tё themi se jeta dhe vepra e Horhe Anhel Livraga Rizit (Jorge Angel Livraga Rizzi) ёshtё e lidhur ngushtё me ato tё Lёvizjes qё themeloi. U fokusua qё ta dhuntonte me njё bazё tё dhёnash dijesh tё mirёpёrpunuara, si njё sintezё tё sistemeve tё mёdha tё mendimit, qё nёpёrmes Historisё i kanё ofruar njerёzimit elementёt themelorё pёr krijimin e qytetёrimeve dhe kulturave tё ndryshme.

Si njё udhёtar i palodhur, udhёtonte nёpёr shtetet ku gjendej Organizmi, duke promovuar aktivitete kulturore, duke dhёnё mёsime, shkruar artikuj dhe duke u pёrpjekur tё njihte me njё kontakt direkt kёrkimet filozofike tё njerёzve tё ndryshёm. Interesimi i tij u fokusua qё tё arrinte qё ky thesar dijesh tё mund tё vihej nё praktikё, duke sugjeruar Filozofinё si njё mёnyrё jetese, tё arritshme nga çdo lloj njeriu, pavarёsisht mentaliteteve dhe rrethanave sociale nё tё gjithё botёn.

Nga ky kёndvёshtrim, e pёrshkroi veprёn e tij si ‘’formimin e njё arke mbijetese’’ qё do tё mund tё lindte njё njeri mё tё mirё dhe pikёrisht pёr kёtё, do tё ishte i aftё tё krijonte njё botё mё tё mirё. Pengesat qё zakonisht ndajnё dhe sjellin kontradita midis njerёzve, si dhuna, dogmat, racizmat dhe dallimet e çdo lloji, mund tё pushojnё tё kenё rezultatet e tyre shkatёrruese nёse do tё promovohet njё mёnyrё jetese tolerante dhe e kultivuar, qё do tё themelohet mbi njё formim tё thellё filozofik, tё aftё tё zgjojё aftёsitё latente qё çdo njeri sjell brenda tij.

Veprat e tija

Pёrkujdesja e tij pёr t’i dhёnё çdo auditori akses tek dija dhe filozofia, mbizotёron tek veprat e Horhe Anhel Livraga Rizit (Jorge Angel Livraga Rizzi), qё kanё njё karakter tё pastёr pedagogjik. Pёr kёtё, njё pjesё e madhe e veprёs sё tij tё shkruar pёrbёhet nga koleksionimi i mёsimeve dhe konferencave tё tija, mbi tema tё larmishme, por gjithmonё me njё bosht tё pёrbashkёt: nevojёn pёr tё zgjuar vetёdijen individuale tё çdo njeriu, pёrgjegjёsinё pёr tё bёrё njё botё me mё tepёr drejtёsi dhe solidaritet, tek e cila tё gjithё njerёzit do tё kenё akses tek edukimi dhe formimi.

Horhe Anhel Livraga Rizi (Jorge Angel Livraga Rizzi) reflekton mbi botёn qё i ra tё jetonte dhe ofron argumenta pёr ushtrimin dhe kultivimin e mendimit, ashtu si dhe tё autonomisё sё individit, kundrejt manipulimit dhe mashtrimit tё mё tё fortёve. Vepra me titull ’’Magjia, Feja dhe Shkenca pёr shekullin e 21’’, me katёr vёllime, pёrbёn koleksionin e konferencave tё tija.

Duke filluar veprёn e tij tё shkruar, shkruan romane historike, si nё rastin e librit tё tij tё parё ’’Ankor, Nxёnёsi’’. Ky libёr rrёfen aventurat e njё kandidati pёr tu initacionuar nё diturinё brendёsore (esoterike), nё periudhёn kohore para pёrmbytjes sё Poseidonisё, ishullit tё fundit tё mbetur nga Atlantida legjendare, sipas dialogjeve tё Platonit. Nё kёtё roman autori shfaq mёsimet qё ai vetё kishte marrё nё fazёn e parё tё formimit tё tij filozofik.

Me romanin ‘’Alkimisti’’ i rikthehet stilit tё romaneve historike. Kemi tё bёjmё me njё vepёr qё risjell mjedisin e urdhrave sekrete qё zhvilloheshin nё Europёn e shekullit tё 16 dhe njёkohёsisht pёrbёn njё mbrojtje tё zjarrtё tё lirisё sё mendimit.

Shpjegimi i fenomeneve tё natyrёs pёrbёn pёrmbajtjen e njёrit prej librave tё tij qё janё pёrkthyer nё shumicёn e gjuhёve tё botёs: ‘’Shpirtrat elementarё tё Natyrёs’’. Ky libёr zhvillohet nё tё gjithё gamёn e Filozofisё Brendёsore me Librin ‘’Hyrje nё Mёsimdhёnien Sekrete’’, qё ёshtё njё udhёrrёfyes i vёrtetё pёr tё gjithё ata qё dёshirojnё tё fillojnё ecurinё e tyre nё kёrkimin e dijes qё fshihet pas fenomeneve.

Nё tё njёjtёn linjё pedagogjike futet dhe libri ‘’Letra Delias dhe Fernandos’’, njё seri dialogjesh qё kishte me dy prej nxёnёsve tё tij mё direktё, nё lidhje me shqetёsimet qё i shkaktohen rinisё pёr tu pёrballur me rrethanat e jetёs nё mёnyrё mё filozofike, nga kёndvёshtrimi i themeluesit tё Akropolit tё Ri.

Ky vёzhgim i tij mbi fenomenet e epokёs tonё gjen shprehje tek dy libra tё veçantё. Njёri me titull ‘’Mitet e Shekullit tё 20’’, i cili pёrbёn njё raport ndaj ‘’fjalёve tё mёdha’’ me tё cilat janё justifikuar shumё padrejtёsi, paligjshmёri dhe kontradita, ashtu si dhe njё sfidё pёr tё depёrtuar dikush nё shekullin e 21 me njё pavarёsi mё tё madhe dhe me liri kriteri.

Libri tjetёr, me titull ‘’Moasi’’, kёmbёngul nё kёtё raport kritik, duke bёrё pёrdorim tё imagjinatёs me protagonist njё qen por me pamje njeriu, i cili pёrballet me absurditetin njerёzor duke pёrdorur logjikёn e thjeshte tё tij prej qeni.

Si arkeolog dhe njohёs i thellё i qytetёrimit tё lashtё egjiptian, zgjedh ‘’Tebas’’, kryeqytetin mijravjeçar tё Perandorisё sё Mesme, pёr tё shkruajtur njё libёr nё tё cilin interpreton disa prej ofertave mё tё veçanta tё asaj bote, aq tё largёt por dhe aq tё afёrt nga ne, pasi sikurse vetё shkrimtari shkruan me njё mёnyrё enigmatike: ‘’Tebas ёshtё njё gjendje vetёdijeje’’.

Pёr tё depёrtuar nё shpirtin e qytetёrimit grek, Horhe Anhel Livraga (Jorge Angel Livraga) zgjedh temёn e teatrit tё lashtё, temё qё e shtjellon tek libri i tij me titull ‘’Tragjedia: Teatri Misterioz’’. Shprehja teatrale i shёrben si shkak pёr tё depёrtuar nё realitetin e thellё tё shpirtit dhe tё zbulojё disa prej çelёsave tё tij, duke kёrkuar gjithmonё madhёshtinё me tё cilёn, heroi brendёsor, çdo njeri, ruan brenda tij.