Vullnetarizёm


Çfarё ёshtё pёr ne "Vullnetarizmi"


"Vullnetarizmi pёr ne ёshtё njё qёndrim autentik zemre, pёrtej modёs. Nuk ёshtё njё mёnyrё pёr tё qetёsuar paksa ndёrgjegjet dhe as pёr tё pёrfituar ndonjё prestigj apo favorizim nga mjedisi ynё".

Delia S. Guzman, Presidente e A.R. Ndёrkombёtar


Mjaft njerёz sot kanё njё besim tё thellё nё Idenё e Vullnetarizmit. Ata krijojnё çdo ditё njё kanal Jete dhe Fuqie.

Sektori i tretё bazor i Akropolit tё Ri ka tё bёjё me pёrballjen e problemeve tё rёnda sociale dhe ekologjike. Nёn logon e Akropolit tё Ri shumё vullnetarё tanё marrin pjesё nё aktivitete qё organizohen, duke ofrouar me bujari energjinё e tyre.

Akropoli i Ri i ofron shoqёrisё njё fushё nёpёrmes sё cilёs njeriu mund tё kultivojё vlerat e bashkimit, solidaritetit, pranueshmёrisё, pёrgjegjёsisё dhe tё udhёhiqet drejt pёrmirёsimit si tё vetes sё tij ashtu dhe tё shoqёrisё nё tё cilёn jeton.


Vullnetarёt e Akropolit tё Ri

Vullnetarёt e Akropolit tё Ri janё njё Forcё e Gjallё e shoqёrisё tonё. Veprimi i tyre bazohet tek shembulli personal, pjesёmarrja dhe oferta sociale qё ka si synim rilindjen shpirtёrore tё njeriut dhr ripёrjetimin e Vullnetarizmit nё botёn bashkёkohore.

Me parrullёn bazore tonёn: "Dituria dhe oferta tё bёn tё lumtur", vёmё nё praktikё njё mёnyrё jetese filozofike dhe njerёzore.