

Themeluar në vitin 2018
Drejtor i Filialit: Xhuliana Begu
Akropoli i Ri është një organizatë kulturore dhe edukative që promovon filozofinë si mënyrë jetese, përmes studimit të psikologjisë, filozofisë dhe vlerave universale që ndihmojnë njeriun të njohë veten dhe të zhvillohet në mënyrë të vetëdijshme. Ne e shohim filozofinë dhe psikologjinë jo si disiplina teorike, por si mjete praktike për jetën e përditshme. Përmes kurseve, trajnimeve, seminareve, aktiviteteve kulturore dhe vullnetarizmit, krijojmë hapësira ku njerëzit mund të reflektojnë, të dialogojnë dhe të punojnë mbi veten. Ne jemi një komunitet i hapur për të gjithë ata që besojnë se ndryshimi i shoqërisë fillon nga puna e brendshme e individit. Akropoli i Ri është një ftesë për rritje, vetënjohje dhe angazhim të vetëdijshëm në jetë.
Xhuliana Begu

Në një atmosferë krijuese dhe të ngrohtë, së bashku me disa prej anëtarëve të Shkollës së Filozofisë Akropoli i Ri në Vlorë realizuam një aktivitet të veçantë artistik të frymëzuar nga tradita japoneze Kintsugi – arti i riparimit të objekteve të thyera me ar. 🖌Ky aktivitet nuk ishte thjesht një pu...

Konferenca një-ditore “Liria Brenda Nesh”, e zhvilluar në ambientet e Akropoli i Ri Vlorë, solli një hapësirë reflektimi të thellë mbi kuptimin e lirisë personale dhe fuqinë e zgjedhjes së vetëdijshme. Gjatë këtij udhëtimi, pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë jo vetëm konceptin filozofik t...

Një fundjavë e kaluar jo thjesht si kohë, por si përvojë Mes bisedave që zgjonin mendimin , aktiviteteve që ushqenin shpirtin dhe mësimeve që linin gjurmë, kuptuam se filozofia nuk është vetëm teori, por mënyrë jetese 🌱 Një hap më afër vetes 🧠, një pyetje më shumë për botën 🌍 dhe një ndjesi mirë...
Regjistrohuni për grupin e rradhës